Futboll Sport

MANCINI ME MISION TË VËSHTIRË/ “Njeriu i rekordeve” në kombëtare në moshën 35-vjeçare

Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini, që ka marrë përsipër misionin e vështirë për të rinovuar “azzurrët”, mund të bëjë një hap pas. Duke parë problemet e mëdha që ka në sulm ekipi kombëtar (2 gola në 4 ndeshje të Nations League), ai është gati të grumbullojë në kombëtare sulmuesin 35-vjeçar të Sampdoria, Fabio Quagliarella, që po kalon një rini të dytë.

Trajneri “azzurr” ka qenë të shtunën në stadiumin “Luigi Ferraris” për të parë nga afër ndeshjen Sampdoria-Udinese, 4-0. Në këtë takim, sulmuesi realizoi 2 gola me 11-metërsh, por mbi të gjitha barazoi rekordin e realizimit të golave në 11 ndeshje radhazi në Serinë A (njësoj si legjenda Batistuta). Një statistikë që nuk mund të anashkalohet nga Roberto Mancini, sidomos në këto momente.

Mësohet se trajneri i kombëtares pritet të grumbullojë Quagliarella në kombëtare në një mini-fazë përgatitore që ai do të zhvillojë në shkurt, me disa nga futbollistët kandidatë. Sulmuesi 35-vjeçar, aktualisht golashënuesi më i mirë i Serisë A me 16 gola këtë sezon, ka veshur edhe më parë fanellën e kombëtares, në vitet 2007-2010, ku në 25 ndeshje ka realizuar 7 gola.

Related posts

VENDOS BAST MBI TË PANJOHURIN/ Cassano: Shënojeni këtë emër, do të bëhet top player një ditë (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: Milan nuk është Brad Pitt

Q.Autor

REKORDI NË EUROPA LEAGUE/ “Bomberi” Lukaku në ndjekje të Ronaldos për të harruar Sevillan

Delo.autor

Leave a Comment