Futboll Ligue 1 Sport

“MBASE NUK ISHTE…”/ Fabregas deklaron: Henry do të bëhet trajner i madh

Cesc Fabregas beson se Thierry Henry është ende në kohë për të qenë një trajner elitar, pavarësisht aventurës së tij të dështuar dhe të shkurtër vetëm 3-mujore në drejtimin e Monaco. Pasi më parë kishte përjetuar eksperiencën si zëvendëstrajner i përfaqësueses së Belgjikës, Henry u emërua si trajner kryesor i Monaco në atë që ishte detyra e tij e parë në atë rol.

Fabregas, i cili ka të njëjtin menaxher si Henry, u largua nga Chelsea për tu transferuar dhe bashkuar me Henry te Monaco më datë 11 janar. Mesfushori spanjoll luajti vetëm 3 ndeshje nën drejtimin e Henry te Monaco, përpara se klubi të vendoste shkarkimin e francezit dhe zëvendësimin e tij me Leonardo Jardim, teknikun që vetë Henry kishte zëvendësuar.

“Jemi të mërzitur për Henry, sepse unë mendoj vërtetë që ai do të bëhet një trajner i madh, jam i sigurt për këtë. Futbolli nuk pret dhe mbase nuk ishte momenti i duhur, ose ai nuk pati kohën e mjaftueshme për të realizuar planin e tij dhe çdo gjë tjetër që synonte”, u shpreh spanjolli.

Kjo është jeta, gjërat ndodhin. Nuk do të gënjej, ai ishte arsyeja kryesore pse erdha këtu te Monaco, sepse më kërkoi. Ai dëshironte që unë të luaja në çdo ndeshje, çdo minutë”, deklaroi Fabregas

Related posts

Juventus 80 milionë euro për Milinkovic/ Lazio jep këtë përgjigje

Sadik.Autor

VAR-i sjell drejtësi/ Ish-presidenti i UEFA-s REVOLTOHET: Po VRASIN FUTBOLLIN

Isa.Autor

INTERI GJEN PASARDHËSIN E ICARDIT/ Marotta kontakton rivalët e Serisë A, ja zëvendësuesi ideal

Delo.autor

Leave a Comment