Futboll Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, De Ligt zbulon të ardhmen

Matthijs De Ligt, kampioni 19-vjeçar i Ajax, ka deklaruar në mediat holandeze se pavarësisht se e kërkojnë skuadrat më të mëdha të Europës nuk do të largohet në merkaton e janarit nga ekipi i tij. De Ligt konsiderohet si një nga talentet e futbollit botëror, për të cilin janë interesuar Barcelona, PSG, Bayern Mynih, dy ekipet e Manchester, Real Madrid e Juventus.

“Nuk kam frikë nga sfidat, por nuk dua të largohem nga Ajax në merkaton e janarit. Kemi disa trofe për të fituar, ndaj të gjithë duhet të qëndrojmë te skuadra për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes dhe të shkojmë të gjithë së bashku te suksesi”, tha De Ligt, që është gati të kalojë në një ekip të madh, por verën e ardhshme.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, mbrojtësi i qendrës së Ajax ka koleksionuar deri më tani 60 ndeshje në kampionatin holandez, ku ka debutuar që 17 vjeç dhe po vjet mori shiritin e kapitenit. Një lojtar që ka treguar personalitet në fushë, një talent i padiskutueshëm, që ka futur në “sherr” ekipet më të mëdha në Europë, që kanë nisur një ankand për ta marrë.

Related posts

“MË DONTE MANCHESTER UNITED”/ Rrëfimi i Rei Manaj: Kam gabuar gjithçka në karrierë, zihesha me…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea dëshiron talentin italian, 50 milionë euro për…

Delo.autor

“Çmendet” Gattuso, ja me cilin sulmues do të luaj kundër Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment