Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Zonja e Vjetër” po tenton transferimin, një asist nga Barcelona për Ramsey

I bllokuar tashmë për sezonin e ardhshëm falë një kontrate paraprake, Juventus po tenton të përafrojë edhe më shumë transferimin e mesfushorit Aaron Ramsey. Kontrata e futbollistit me klubin anglez të Arsenal skadon në qershor të këtij viti, dhe në verë ai do të transferohej me kosto zero nga “Topçinjtë”, ndërkohë që bardhezinjtë shpresojnë të marrin mesfushorin që tani në këtë merkato dimri.

Një asist për të bindur Arsenal-in të pranojë ofertën e bardhezinjve, mund të mbërrijë pikërisht nga Barcelona, me klubin anglez që ka hyrë në tratativa me katalanasit për Denis Suarez. Nëse klubi blaugrana do të rriste pretendimet për spanjollin, atëherë  Unai Emery mund të bindet të humbasë 6 muaj para kohe shërbimet e uellsianit Ramsey.

Related posts

Lajm i rëndësishëm për Perunë/ Rikthet kapiteni i dënuar për përdorim kokaine

Sadik.Autor

“MESSI? NEGOCIMI VAZHDON”/ Presidenti Laporta rrëfen: Koeman? Nuk kemi nxitim. Guardiola? I uroj…

Delo.autor

MESSI VETËM I GJASHTI NË RENDITJE/ Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Europë

Delo.autor

Leave a Comment