Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Higuain është objektivi kryesor i Chelseat në merkaton e dimrit. Trajneri aktual i Bluve Maurizio Sarri dhe sulmuesi argjentinas kanë kaluar një periudhë frytdhënëse së bashku te Napoli në sezonin 2-15/16 dhe duke parë formën e dobët të Alvaro Morata dhe Olivier Giroud, ai gjithmonë do të ishte në krye të listës.

Megjithatë situata është e komplikuar. Higuain është huazuar nga Juventus te Milan me opsion blerje, por 31-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat.

Dhe kjo nuk është e gjitha, ai është në mes të një linje dominoje të përbërë nga shtatë klube. Më poshtë keni efektin domino që po mban larg Pipitan nga Londra.

Gelson Martins ose Nikola Kalinic – Nga Atletico Madrid te Monaco

Le ta nisim nga Spanja. Atletico ka vështirësi financiare dhe Monaco i Thierry Henry raportohet të jetë interesuar për dyshen e Atletico-s, Martins dhe Kalinic.

Pse ndikon kjo te Chelsea?

Alvaro Morata – Nga Chelsea te Atletico Madrid

Kjo ndikon te tratativa e Chelsea-t sepse Atletico është në pritje të shesë një prej këtyre dy lojtarëve përpara se të sjellë Alvaro Morata-n në klub.

Dështimi i “Bluve” raportohet të ketë arritur marrëveshjen me klubit spanjoll, por operacioni po mbahet peng nga gjendja financiare e klubit spanjoll, që duhet të largojë dikë përpara se të afrojë një tjetër.

Gonzalo Higuain – Nga Juventus te Chelsea (nëpërmjet Milan)

Largimi i Morata-s do t’i hapte rrugë Chelsea-t për të shtuar një sulmues në skuadër, megjithëse klubi nuk do ta kishte problem nëse njëri do të largohej përpara se të vinte tjetri.

Problemi qëndron më shumë në një reaksion zinxhir që po ndodh në krahun tjetër.

Krzysztof Piatek – Nga Genoa te Milan

Milan është dorëzuar për Higuain, por kuqezinjtë mbajnë peng operacionin për shkak se kanë firmosur për huazimin e tij deri në fund të sezonit. Përpara se ta lejojnë Higuain të kalojë në “Stamford Bridge”, milanezët duan të gjejnë një zëvendësues.

Fatmirësisht, Piatek te Milan është thuajse e kryer kështu që mund t’i hapet rruga edhe Pipita-s.

Related posts

Tronditet futbolli anglez, ndahet nga jeta ish-lojtari i Totenham

Isa.Autor

AKUZON DREJTORIN E ROMËS/ Panucci: Ai nuk ja ka idenë se çfarë ndodh në ekipin e tij

Delo.autor

BEFASUESE/ REALI “bllokon” yllin e tij, NUK duan që ai të luajë ndaj SHQIPËRISË

Isa.Autor

Leave a Comment