Gossip

“MESSI ËSHTË GDHENDUR NË…”/ Modelja braziliane e “MARROSUR” pas “PLESHTIT”, e skalit në… (FOTO)

LIONEL MESSI është gdhendur në historinë e Barcelonës, me trofe të panumërt të fituar, por tani ylli argjentinas është përjetësuar edhe në trupin e modeles braziliane. Ish-fituesja e “Miss BumBum”, Suzy Cortez, e ka skalitur me tatuzh emrin e heroit të saj në pjesën më të famshme të trupit, sepse beson se Messi do ta fitojë “Topin e Artë” në këtë vit (2019).

31-vjeçari argjentinas dhe Cristiano Ronaldo e humbëm mbretërimin 10-vjeçar në këtë çmim (e kanë fituar të dy nga pesë herë), sepse Luka Modric ua zuri fronin në Paris, dhjetorin e kaluar. Por modelja Suzy, fitues i garës së “Miss BumBum” në vitin 2015 në Brazil, është aq e bindur në aftësinë e superstarit të Barcelonës se do të fitojë “Topin e Artë” të gjashtë në vitin që sapo ka nisur, sa e ka gdhendur me tatuazh emrin e Leo Messit.

Ajo tha: Unë jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do ta fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe çmimin “The Best” për vitin 2019. Mezi i prita festat e ndërrimit të viteve për të bërë një tatuazh me emrin “Messi” dhe numrin 10, së bashku me stemën e Barcelonës, për të celebruar 120 vitet që i dua shumë“.

Suzy Cortez, 28-vjeçe, u bë kryelajm i mediave botërore në vitin 2016, kur u bllokua nga gruaja e Messit, Antonella, në rrjetet sociale të futbollistit, ku e bombardonte argjentinasin me mesazhe dashurie dhe foto “sexy”.

Dashuria e bukuroshes braziliane për babin e tre djemve është e dukshme, mjafton t’iu hedhësh një sy të shpejtë llogarive të saj në mediat sociale, që janë të mbushura me nderime ndaj “10” së Barcelonës.

Suzy, madje u zhvesh lakuriq dy herë, për të treguar tatuazhin e përjetësuar në trupin e saj me emrin e Messit, një herë me ngjyrat e fanellës së Barcelonës dhe një herë tjetër me ato blu e të bardha të Argjentinës, pavarësisht se vetë është nga rivali i madh i Amerikës së Jugut, Brazili.

Related posts

ËSHTË FUTBOLLISTI I OLYMPIQUE LYON/ Memphis Depay vjen me një projekt muzikor (VIDEO)

Delo.autor

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Isa.Autor

“FIKSIMI I LOJTARIT ME EMRIN”/ Martohet Kaka, jo me Milanin por me Carolinan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment