Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Nëse dështon transferimi i Higuain, Chelsea do të hidhet pas këtij sulmuesi

Nëse Chelsea nuk arrin që të transferojë Gonzalo Higuainin në janar, atëherë Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Marko Arnautovicit nga West Ham.

Klubi londinez dëshiron që ta ketë në skuadër Higuainin, pasi që Alvaro Morata nuk po gjen veten në sulmin e Sarrit.

Përveç spanjollit, po ashtu edhe Olivier Giroud nuk ka dhënë më të mirën për fanellën e kaltër.

Arnautovic ka shënuar shtatë gola në këtë stinor të Premierligës, më shumë se Morata e Giroud bashkë.

Higuain aktualisht është i huazuar në Milan, ku në fund të këtij stinori mund të blihet për 36 milionë euro prej Juventusit, mirëpo argjentinasi në kohën e fundit ka treguar pakënaqësi në “San Siro”, dhe një largim në janar mund të ndodhë.

Related posts

ËSHTË THIRRUR NGA TRAJNERI I SHPRESAVE/ Muçi merr minuta në kampionat, shoku i skuadrës shënon “poker” golash (VIDEO)

Delo.autor

“ME SYTË DHE ZEMRËN TEK JU”/ Shpërthejnë “Tifozat Kuq e Zi”: Lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Interi bën gati 80 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment