Futboll Seria A Sport

MILAN-PIATEK/ Situatën mund ta zhbllokojë ish-sulmuesi “Kuqezi”

Milan vazhdon të negociojë me Genoa për Krysztof Piatek, teksa raportohet se Grifone duan Mario Balotelli-n si zëvendësues.

Gonzalo Higuain kërkon të kalojë te Chelsea, nëpërmjet Juventus që i zotëron kartonin. Ndërkohë drejtuesi i Milan, Leonardo, mbetet në Itali për negociatat në vend që të shohë finalen Superkupës në Jeddah.

Raportohet se Leonardo do të vazhdojë diskutimet me Genoa-n të mërkurën, me ofertën që është huazim me të drejtë blerje 40 mln euro në fund të sezonit.

Genoa do të hidhte sytë për një zëvendësues dhe mendohet se Balotelli është zgjedhja e parë.

Ai ka punuar edhe më parë me trajnerin Cesare Prandelli te Italia dhe është lënë jashtë skuadrës së Nice për shkak të marrëdhënies jo të mirë me Vieira.

Balo ka qenë pranë Marseille, por sipas L’Equipe, klubi francez nuk është gati t’i paguajë rrogën vjetore 5 mln euro në sezon.

Rroga e tij do të ishte një problem serioz edhe për Genoa-n, por klubi i Serie A shpreson që aktivizimi në Itali do ta rikthejë në përfaqësuese.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Florentino Perez i bën dhuratë Interit, përjashton Modric nga lista

Isa.Autor

IBRAHIMOVIC E NISI SI LOJË/ Sergio Ramos përdor një tjetër mënyrë t’iu përgjigjur (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool ofertë 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar të Zvicrës

Isa.Autor

Leave a Comment