Futboll Sport

MOMENTI I ZI I SADIKUT/ Një nen mund ta lërë pa futboll deri në verë

Armando Sadiku po vijon fazën e rikuperimet dhe pret që të mësojë të ardhmen e tij përgjatë këtij muaji, duke qenë se merkatoja është e hapur.

Tani për sulmuesin shqiptar janë shfaqur probleme të reja, që sipas rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit Sadiku nuk mund të huazohet në ndonjë klub tjetër në merkaton e janarit. Shkak për këtë është bërë neni 116 në rregulloren e kësaj federate, në të cilin theksohet se një lojtar i çregjistruar nga lista e një klubi nuk mund të huazohet në gjysmën e dytë të sezonit.

Ngjarja me Sadikun – Sulmuesi shqiptar u aktivizua te Levante për disa ndeshje, por dëmtimi bëri që ai të hiqet nga lista e 25 lojtarëve që klubi mund të përdorte në La Liga, për faktin e thjeshtë sepse dëmtimi i sulmuesit elbasanas dihej se do ishte i gjatë dhe rikthimi parashikohej të ishte pas janarit. Me këtë kuptohet se Sadiku është regjistruar në listën e lojtarëve të Levante dhe më pas është çregjistruar sepse klubi vendosi të kompletojë skuadrën me 25 lojtarë.

Për të liruar një vend për Sadikun klubi duhet të heqë nga lista një nga lojtarët aktualë, edhe nëse e regjistron në listë, 27-vjeçari nuk mund të huazohet për shkak të rregullores që nuk e lejon këtë mundësi, sepse lojtari i bie të regjistrohet dhe çregjistrohet dy herë brenda një sezoni.

Në këtë situatë shpëtimi i vetëm i Sadikut është që një skuadër të blejë përfundimisht kartonin e tij, por 1.1 milionë eurot që Levante shpenzoi për ta marrë nga Legia nuk mund t’ia ofrojë asnjë klubi, edhe për faktin se lojtari vjen nga një dëmtim i gjatë dhe rendimenti i tij është në pikëpyetje.

Në rast se asnjë klub nuk blen kartonin e tij dhe Levante nuk e regjistron në listën e 25 lojtarëve, Sadiku do të mbetet jashtë fushave për gjysmën e dytë të sezonit. Bomberi kuqezi mund të stërvitet me shokët e skuadrës, por jo të luajë në fushë. Situatë e vështirë për të, e ardhme e paqartë, por fati i tij varet tërësisht nga vendimi që do të marrë klubi.

Related posts

HUMBET NDESHJEN ME BJELLORUSINË/ Lojtari i Shqipërisë zbulon arsyen e mungesës së tij (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Këto janë tetë ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

SHËNOI NJË PERLË NDAJ HOLANDËS/ Leonardo vihet pas yllit të Bayernit, ja ofertat e para

Delo.autor

Leave a Comment