Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME NË SFIDËN NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Futbollisti detyron gjyqtarin ta nxjerrë me të kuq brenda pak sekondash (VIDEO)

Raul Himenez sot ka shkruar historinë në kampionatin anglez të futbollit. Futbollisti meksikan i Ullvërhempton, është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhave mëse të evitueshëm brenda pak sekondash në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit ndaj Mançester Sitit.

Himenez fillimisht bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe më u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes. Por në momentin e rifillimit të lojës, ai pengoi ekzekutimin e goditjes së dënimit.

Edhe ky ishte një veprim i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me karton të verdhë automatikisht. Një vendim i pamenduar mirë i lojtarit cilit gjyqtari praktikisht u detyrua t’i tregonte të verdhin e dytë e si rrjedhojë të kuqin, duke e larguar nga fusha e lojës.

Related posts

MESSI APO RONALDO? Arda Turan zgjedh më të mirin, tregon ku ndryshojnë

Delo.autor

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura me… urinë (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Slavia “shokon” Chelsean, shënojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment