Futboll Sport

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Gennaro Gattuso dhe Gonzalo Higuain nuk janë ndarë aspak mirë mes tyre. Trajneri kuqezi, në konferencën për shtyp të dhënë përpara sfidës me Genoan, do të fliste për mungesë në listën e lojtarvëe të grumbulluar sepse “Pipita nuk është gati të shkojë në luftë me skuadrën dhe nuk dua futbollist të tillë”. Por, e vërteta qëndron ndryshe. Vetë argjentinasi, i vetëdijshëm se do të largohet, jo vetëm që është stërvitur duke u tallur gjatë gjithë kohës dhe ka ndikuar edhe te grupi, që nuk e ka marrë seriozisht stërvitjen e fundit përpara sfidës së sotme, por është shpërqendruar totalisht.

Higuain nuk vraponte, nuk godiste portën dhe nuk ndihmonte shokët e ekipit. Në fund të stërvitjes, Gattuso, që e ka mbrojtur prej 2 muajsh, nga çdo sulm mediatik dhe kritik, e ka thërritur në zyrën e tij. Të dy kanë biseduar dhe Higuain i ka thënë se nuk do të donte të shkonte në Genoa me skuadrën. Gattuso mbeti totalisht i zhgënjyer, pasi do të kishte dashur ai që të vendoste nëse Higuain duhet të udhëtonte ose jo me ekipin.

Mungesë totale profesionalizmi, aq sa klubi i Milanit kishte në dorë t’i vendoste një gjobë të majme, flitet për 200 deri në 500 mijë euro, por në fund ka mbyllur sytë dhe ka respektuar vendimin e sulmuesit, që mezi pret të përqafojë Sarrin në Londër.

Related posts

PAS 12 VITESH SË BASHKU/ Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas ndahet nga gazetarja e njohur

Delo.autor

FRIKË NGA REALI/ Man.City përgatit ofertë të re për Haaland

F.autor

“VËLLEZËRIT LUPA”/ Dyshja Lukaku-Dybala ndezin Romën, tifozët ëndërrojnë për gjëra të mëdha

F.autor

Leave a Comment