Futboll Premier League Sport

PARA SFIDËS PËR TITULL/ Sterling mesazh Liverpool: Do të shohin diçka të jashtëzakonshme

Raheem Sterling i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës së Liverpool, në prag të ndeshjes që kryesuesit aktual të Premier League do të luajnë më 3 janar ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City. Mesfushori i City ka deklaruar se ata mund të mposhtin këdo dhe se skuadra e “reds” do të njohë forcën e kampionëve në fuqi në përballjen që dy ekipet do të zhvillojnë në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Liverpool nuk ka pësuar ende asnjë humbje dhe sfida ndaj City është përballja më e fortë e këtij sezoni. “Nëse luajmë ashtu si dimë, askush nuk mund të na ndalë. Mund të mposhtim këdo, edhe Liverpool. Kemi patur disa mungesa muajt e fundit, që kanë kushtëzuar paraqitjen tonë, por tani skuadra është e plotë. Liverpool do ta shohë forcën tonë”, tha Sterling.

“Ka për të qenë një ndeshje e madhe, mes dy ekipesh kampione dhe që synojnë titullin. Do të ishte fantastike nëse do të fitonim, pasi rihapet kampionati. Nuk duhet të lëmë asnjë pikë në këtë sfidë, ndaj ne e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”, tha Sterling.

Related posts

ZYRTARE/ U afrua me bujë në merkaton e dimrit, sulmuesi i thotë lamtumirë Milanit

Delo.autor

SKANDALI NË CHAMPIONS/ PSG-Basaksehir, zbulohet dialogu i plotë mes arbitrave (VIDEO+AUDIO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bayern Munich arrin akordin me sulmuesin shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment