Basketball

NBA/ Warriors shkatërrojnë Phoenix, Harden e Westbrook e nisin me “triple double”

Nuk ka pushime në NBA, teksa janë luajtur edhe në natën e ndërrimit të viteve ndeshjet e radhës. Viti 2019 ka nisur mbarë për skuadrën kampione të Golden State, që mposhti 132-109 Phoenix, ndeshje e dominuar nga miqtë, që triumfuan falë 34 pikëve të Curry dhe 25 të Durant, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Me fitoren e nis 2019-ën edhe Houston, që mundi 113-101 Memphis, me të zakonshim James Harden që realizoi një “triple double”, autor i 43 pikëve, 10 rebound e 13 asist. Fitore me përmbysje për skuadrën e San Antonio, që në fushën e saj mundi 120-111 Boston, një ndeshje mes dy ekipesh rivale në të dyja Konferencat.

Celtics e udhëhoqi ndeshjen shumicën e kohës (Brown 30 pikë), por në periodën e katërt erdhi përmbysja e Spurs, me Aldridge që realizoi 32 pikë e Whyte 22. nuk zhgënjen as skuadra e Oklahomës, që mposhti 122-102 Dallas, duke iu afruar kreut në Perëndim, ndeshje ku më i miri në parket ishte Westbrook, me 32 pikë, 11 rebound e 11 asist.

NBA – Rezultatet

Charlotte – Orlando, 125-100

Houston – Memphis, 113-101

San Antonio – Boston, 120-111

New Orleans – Minnesota, 123-114

Oklahoma – Dallas, 122-102

Phoenix – Golden State, 109-132

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shikoni tatuazhin e bërë nga Lebron James (FOTO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Anadolu Efes fiton derbin turk dhe kryeson Euroleague, ndjekin Real e Barça

Delo.autor

Propozimi, një mënyrë e re e kualifikimit për në fazën play off në NBA

Q.Autor

Leave a Comment