Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT ME DOPIETË/ Gattuso: Nuk e kuptoj hatërmbetjen e Higuainit, do ta mbaja në…

Në përfundim të ndeshjes ndaj Sampdoria-s, e vlefshme për Kupën e Italisë, e fituar nga Milan me rezultatin 0-2, falë dy golave të realizuar nga Cutrone në kohën shtesë, trajneri kuqezi, Gattuso ka evidentuar pikën më kulmante sipas tij në ndeshje. Legjenda e “Djajve” ka folur gjithashtu edhe për disa prej çështjeve më të nxehta aktualisht në kampin kuqezi, si e ardhmja e Higuain, Calhanoglu apo dhe debutimi i Paqueta.

“Gjëja që më pëlqeu më shumë sot ishte të shihja Higuain që festonte përpara se topi i goditur nga Cutronte të përfundonte në rrjetë. Po flitet shumë për Pipita. Sot nuk do ta aktivizoja nëse nuk do të ishte në gjendje të mirë. Jemi të sinqertë, sikurse jam me të gjithë futbollistët e mi. Nuk ishte rastësi që kishim fuqi dhe grintë edhe në kohën shtesë. Nuk duhet të dorëzohemi, kjo ndeshje me Juventus do të jetë thelbësore për ne, përtej trofeut, sepse veshim një fanellë prestigjoze. Nuk kuptoj hatërmbetjet e Higuain. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse varet nga unë, atëherë do ta mbaja në shtëpinë time dhe do ta ushqeja. Falenderoj klubin që na ka vënë në dispozicion një avion privat menjëherë për sot”, deklaroi Gattuso, sipas të cilit diferencën në sfidën ndaj Sampdorias e bëri mbrojtja, ndërsa për Bakayoko nuk ishte ndeshja më e mirë.

Nuk ka munguar komenti i trajnerit të Milan as për Paquetà: “Bëri një ndeshje të mirë, sidomos pjesën e dytë kur na dha frymëmarrje, teksa shkonte në thellësi në duel një kundër një. Është shumë i përgatitur taktikisht dhe një sfungjer thith gjithçka. Ka marzh të madh përmirësimi. Duhet lënë i qetë, nuk duhet krahasuar me Kakà, Cerezo apo tjetër kënd “.

Në kulmin e merkatos dhe sidomos kur vlerësimet e komentet skeptike ndaj Calhanoglu nuk janë ndalur kurrë, madje duke aluduar deri në shitjen e tij, trajneri Gattuso dha verdiktin e tij: “Askush në këto dy muaj, as Leonardo dhe as Gazidis nuk kanë ardhur tek unë për të thënë se Calhanoglu duhet sakrifikuar. Është normale që  Calhanoglu të masakrohet, sepse ka luajtur nën pritshmëritë dhe aftësitë e tij. Presim shumë prej tij, sepse për ne është thelbësor. Përqafim kolektiv për atë? Kur shënojmë gol, nuk mbaj mend se kë përqafoj “.

Related posts

KA STËRVITUR MODRIC/ Drejtori i ri i Kombëtares: Shqipëria e ka brumin, ja plani për…

Isa.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ 2 gola në 11 minuta, “El Clasico” shkon me shtesë (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic vendos rekordin e ri personal, arrin shifrën e 500 golave në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment