Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Spalletti “dorëzon” Interin te portugezi: Normale që emri i tij të përmendet, Mourinho është…

Përpara ndeshjes ndaj Benevento, e vlefshme për Kupën e Italisë, trajneri i Inter, Luciano Spalletti, ndër të tjera foli edhe në lidhje me atë që është edhe pika më e nxehtë aktualisht te zikaltërit, merkato në dalje, kur rrezikohet largimi i disa prej futbollistëve më kryesorë të skuadrës.

“Nainggolan, Skriniar dhe Icardi? Normalisht ne jemi Inter dhe synojmë të mbajmë futbollistët tanë më të mirë, madje t’i shtojmë ata. Merkato në hyrje? Ne jemi shumë të fortë, nuk pres ndonjë gjë të madhe”, deklaroi Spalletti.

Tekniku i cili mbetet nën kërcënimin e hijes së Jose Mourinho, tashmë pa ekip, që pas shkarkimit nga Manchester United, kishte diçka për të thënë edhe në lidhje me “Special One”: “Është normale që emri i tij të përmendet dhe të lidhet me klubin zikaltër, përderisa ai është në librin e historisë së Inter. Është ai arsyeja pse futbollistët më të mirë duan të bashkohen me klubin tonë.

Related posts

Juventus pret ardhjen e Can nga Liverpool

Q.Autor

JUVENTINI NDEZ ALARMIN/ Ja pse RONALDO nuk do të shënojë shumë GOLA NË ITALI

Isa.Autor

Zbulohet prapaskena: Messi, Suarez dhe Dembele detyruan blerjen e Coutinho

Q.Autor

Leave a Comment