Futboll Premier League Sport

6 FITORE RRADHAZI/ Udhëheq triumfin e Manchester United, Pogba shpërthen ndaj Mourinhos

Asnjë futbollist tjetër në Premier League nuk është përfshirë në më shumë gola se sa kampioni i botës, francezi Paul Pogba, që kur trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer mori drejtimin e Manchester United. Pogba ka qenë protagonist në tetë gola të “Djajve të Kuq”, duke shënuar personalisht 4 prej tyre dhe asistuar në 4 të tjerë. Është pikërisht francezi që po udhëheq suksesin e Manchester United që pas largimit të portugezit dhe më në fund Pogba ka shpërthyer ndaj Mourinhos.

“Më në fund unë po shijoj futbollin tim tani. Unë pëlqej të jem më shumë sulmues. Më parë më duhej të mbroja tej mase shumë dhe ai nuk është atributi im më i mirë. Ky është pozicioni im. Trajneri më kërkon që të hyj në zonë dhe të shënoj gola. Shembulli më i mirë është Frank Lampard”, deklaroi vetë Pogba në përfundim të ndeshjes ndaj Tottenham, e mbyllur me suksesin e Manchester United me rezultatin 0-1.

Related posts

Partizani me sytë nga Skënderbeu, “veteranët” në mes të “katër rrugëve”

Sadik.Autor

“TËRBOHET” NGA OFENDIMET NË KOR/ Shikoni si Medel godet tifozin me… çamçakëz (VIDEO)

Delo.autor

PRITJE E “ÇMENDUR”/ Shikoni si portieri Courtois shpëton Realin nga goli i sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment