Champions League Futboll Sport

DEKLARATË BEFASUESE NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Coutinho: Ata nuk më trembin, kjo më bën…

Ai do të duhet më parë të përballet dhe të shkojë përtej sfidës me Manchester United, por braziliani i Barcelonës, Philippe Coutinho po mendon për një rikthim të mundshëm në “Anfield” në Champions League, gjithmonë nëse Liverpool nga ana tjetër do të kryejë punën e saj ndaj Porto.

“Do të ishte një ëndërr të luaja sërish në “Anfield”, një shpërthim i emocioneve dhe ndjenjave të ndryshme. Jam i sigurtë, por duhet të jem i sinqertë dhe të them se do të kisha dashur të përballesha me Liverpool vetëm në finale”, deklaroi Coutinho për “Mirror”.

Në prag të sfidës ndaj skuadrës së drejtuar prej Ole Gunnar Solskjaer, Coutinho është i vetëdijshëm se turma në “Old Trafford” do të ketë një motivim të veçantë për të qenë më e zhurmshme se kurrë, sepse do të ketë përballë dy ish-futbollistë të Liverpool, brazilianin dhe Luis Suarez.

“Nëse ata do të na kontestojnë e vërshëllejnë mua dhe Luis Suarez, kjo është normale në “Old Trafford” për shkak të ekipit në të cilin ne kemi luajtur më parë. Ata nuk më trembin dhe kjo nuk bën diferencë për mua, përkundrazi do të shërbejë si incentivë, si motivim që të luaj më mirë dhe të jem më i fokusuar”, vijoi braziliani i Barças.

“E di që ndeshjet ndaj Manchester United janë speciale. E mësova gjatë kohës time te Liverpool, kur e përjetonim aq intensivisht me tifozët. E kam të gozhduar në kujtesë, ndonëse tani bëhet fjalë për një tjetër kompeticion. Nëse Barcelona do të eliminojë United nga Europa, atëherë do të jetë një kënaqësi e dyfishtë personale për mua”, deklaroi ndër të tjera Coutinho.

Related posts

VIDEO/ Bayern është i papërmbajtshëm . Dopiet e Muller

Q.Autor

Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Laçi. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment