Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

AKSIDENTET E FRIKSHME AJRORE/ Nga tragjedia e United tek zhdukja e Sala-s. Pesë rastet shokuese të futbollit (FOTO)

Aksidenti i cili ka lënë ankth në futbollin botëror nuk dihet ende fati i futbollistit argjentinas i cili sapo kishte nënshkruar kontratën me skuadrën e Kadifit të Anglisë.

Janë bërë më shumë se 48 orë nga kërkimet për futbollistin Emiliano Sala. Shumë hipoteza janë ngritur rreth fatit të futbollistit por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Marr shkas nga aksidentet në të cilët kanë trondtitur futbollin botëror dhe jo vetëm, AlpeNews.al ju sjell rastet e aksidenteve ajrore të futbollistëve dhe të fatit të tyre.

Emiliano Sala

Avioni me të cilin udhëtonte sulmuesi argjentinas me origjinë italiane i Kardif Siti, është zhdukur nga radarët teksa ishte drejtuar për në Nantes. Sipas policisë franceze lidhja mes radarit dhe avionit është ndërprerë teksa avioni ndodhej sipër tunelit të La Mansh.

Mediat britanike raportojnë se avioni i vogël ku ndodhej piloti dhe futbollisti mund të ketë rënë në det. Kërkimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit së të martës, por  deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë.

Gjithashtu Emiliano u ka dërguar audio mesazh miqëve të tij  dukej se parandjente atë çfarë do ndodhte.

“Çkemi, si jeni? Unë jam shumë i lodhur. Isha në Nantes duke bërë shumë gjëra, por tani jam në një avion që duket se do të bëhet copash. Po shkoj drejt Cardiff-it, sepse nesër fillojmë. Pasdite nis trajnimin me skuadrën time të re”, -ka thënë ai. Më vonë ai ka dërguar një tjetër mesazh zanor: “Nëse nuk ju kontaktoj për një orë e gjysmë… mund të jetë e nevojshme të sjellin dikë për të më kërkuar. Jam i frikësuar”

 Presidenti i  Leichester , Vichai Srivaddhanaprabha

Në tetor të vitit 2018  pas përfundimit  të ndeshjes në shtëpi që mbaroi barazim 1-1 kundër West Ham, helikopteri në të cilin po udhëtonte Vichai Srivaddhanaprabha, pronar i klubit anglez, i cili në vitin 2016 fitoi kampionatin kundër çdo parashikimi së bashku me trajnerin Claudio Ranieri, u rrëzua pranë Stadiumit King Power.Helikopteri u përfshi me flakë pas rënies, kur sapo ishte ngritur nga parkingu i stadiumit. Pas këtij aksidenti humbën jetën 4 persona bashkë me presidentin e Leichester-it.

Skuadra Chapecoense

Para dy vitesh skuadra braziliane do shkokonte botën e futbollit. Ekipi ishte duke udhëtuar drejt Kolumbisë ku do të luante në ndeshjen e parë finale të kupës së Amerikës Jugore.

Në aksdentin tragjik 76 persona mbetën të vdekur në mesin e tyre ishte dhe skuadra Chapaecoense e cila u shua ku mbeti gjallë vetëm portieri i skuadrës.

 Sportisti Roy Halladay

Ish lojtari i famshëm amerikan i bejsbolloit, Roy Halladay ka humbur jetën pasi avioni me të cilin po udhëtonte është rrëzuar në Gjirin e Meksikës.

40-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të bejsbollit për 15 vite në ligën amerikane ku ka luajtur me Toronto Blue Jays dhe Philadelphia Phillies.

Ai po fluturonte me një avion të vogël dy vendësh, foto që së fundmi i kishte publikuar në rrjetet sociale pas blerjes së mjetit.

Skuadra e Manchester United

Shënohet 61-vjetori i aksidentit tragjik ajror të Manchester United, pasi u kthye nga Beogradi, pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës së Evropës, duke mposhtur “Red Star”. Plot 23 viktima, në mes të grupit dhe stafi të stërvitjes, mbetën në atë aksident të firkshëm.

AlpeNews.al

Related posts

PLASIN POLEMIKAT/ Ish-drejtuesi i federatës: E fshehën audion e VAR-it në ndeshjen Inter-Juventus dhe…

Delo.autor

Kombëtarja shqiptare përmbyll një nga vitet më të komplikuara

Delo.autor

“MË MJAFTON PËR TË USHQYER FAMILJEN”/ Nga talent në pastrues rrugësh, si ndryshoi jeta e ish-lojtarit gjerman

Delo.autor

Leave a Comment