Ekskluzive Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR DEL MË NË FUND NË “TREG”/ Një “armëpushim” me klubin PSG deri në…

Paris Saint-Germain dhe Neymar do të jenë së bashku deri në fund të sezonit dhe vetëm atëherë do të fillojnë të mendojnë për ndarjen sërish.

Ikja e tij nuk ndodhi verën e kaluar sepse klubi e konsideroi ofertën e Barcelonës si të pamjaftueshme, por pozicioni i lojtarit mbetet i njëjtë, ndërsa klubi do të dëgjojë serish ofertat.

Kërkesa klubit prej 300 milion eurosh kanë rënë edhe pse sheiku është i gatshëm të marrë në konsideratë ofertën prej 180 milion eurosh.

Pozicioni i PSG me Neymar është disi i ndryshëm nga qëndrimi me Kylian Mbappe, të cilin drejtuesit e klubit dëshpërimisht duan ta mbajnë.

“Super ylli” Francez është lojtari më i lakuar në Europë dhe interesi i Real Madrid nuk është më sekret prej kohësh.

Me kontratën e yllit brazilian që përfundon në 2022, “Los Blancos” janë duke pritur të bëjnë lëvizjen e tyre.

AlpeSport.al

Related posts

Mesfushori francez drejt largimit nga Sevilla, Arsenal në ‘pole position’

Q.Autor

BUKË, VERË, LETRA/ “Udhëtimi” i Derby della Madonnina nisi 100 vite më parë në TREN

Isa.Autor

TË FTUARIT KANË TURP TA TAKOJNË/ Wanda Nara na i tregon të gjitha, ICARDI e shikon dhe..(FOTO).

Isa.Autor

Leave a Comment