Ekskluzive Të tjera

ROMELA BEGAJ NUK ËSHTË E VETMJA/ Rastet kur DOPINGU “fundosi” sportistët shqiptarë (FOTO)

Romela Begaj është pezulluar për tetë vite nga Federate Botërore e Peshëngritjes. Begaj nuk mundi të provonte arsyet e gjetjes së stanazololit në analizat që iu bën për doping. Dënimi me tetë vite do të thotë fundi i karrierës për 33 vjeçaren.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Begaj dënohet për të njëjtën arsye, përdorim të substancave të ndaluara.

Mirëpo, Romela nuk është e vetmja dhe sporti shqiptar nuk është tronditur vetem në këtë rast. Alpesport ju sjell rastet nga Jashenica i Skënderbeut tek Daniel Godelli.

Rexhildo Zeneli

Boksieri Rexhildo Zeneli ka dështuar në testin antidoping, i cili është kryer më 13 qershor të 2015, njoftoi Komiteti Olimpik Europian. Në urinën e tij ishte gjetur Diuretics (lasiks), substancë e ndaluar nga Agjencia e Kontrollit Antidoping (WADA). 19-vjeçari ishte pjesë ekipit shqiptar që ndodhet në Baku në Lojërat Europiane. Kjo i solli pezullimin e menjëhershëm të boksierit vlonjat nga Olimpiada.

Bajram Jashanica

Ekipi i Skënderbeut u trondit nga një lajm, mbrojtësi Bajram Jashanica kishte rezultuar pozitiv nga testet anti-doping të zhvilluar pas ndeshjes së “Europa League” kundër Young Boys. Emri i medikamentit është “Prednisolut” dhe atij nuk iu lejua të përdorej nga futbollistët. “Prednisolut” i përdorur bën pjesë në listën e medikamenteve të ndaluar nga UEFA.

Arbër Ercizi

22 vjeçari Arber Ercizi rezultoi se kishte përdorur substance të ndaluara pas anlizave të kryera në Tiranë ku ai kishte qenë jashtë gare.
Peshëngritësi i ri që në vitin 2013 mori pjesë në Europianin e zhvilluar në vendin tonë dhe u përjashtua 2 vjet nga të gjitha aktivitetet. Një dënim që përfudoi në 9 maj të 2016.

Daniel Godelli

i

Daniel Godelli, kampion bote për herë të parë në historinë tonë u shndërrua gënjeshtër të madhe botërore. Njoftimi i Federatës Botërore rrëzoi çdo përpjekje në bazë të analizës A. Rregullorja e Federatës së Peshëngritjes parashikoi se gjithçka vendosej pas rezultatit të analizës B, ndërkohë  substanca e gjetur tek sportisti ishte e njëjta “Stanozonol”. Kjo substancë përdoret, si tek kafshët edhe tek njerëzit, për rritje të masës muskulare.

Përgatiti AlpeSport.al

Related posts

Majlinda Kelmendi, heroinë e Kosovës dhe legjendë e xhudos

Q.Autor

Ricciardo: Do të doja të garoja krah Hamiltonit

Q.Autor

UFC, Nurmagomedov-Ferguson për titullin që do i hiqet McGregor

Q.Autor

Leave a Comment