Futboll Sport

SAMPAOLI E NIS ME GAFË/ Plas gallata në Brazil e Argjentinë (VIDEO)

Jorge Sampaoli do të mbahet mend si një ndër trajnerët më të dobët në Kupën e Botës 2018, kur nuk arriti të bënte asgjë të veçantë me Argjentinën dhe ku u bë qesharak, sepse pati një moment kur e humbi kontrollin e ekipit dhe formacionin e bënin senatorët e skuadrës, lajm i raportuar gjerësisht në mediat argjentinase dhe që nuk u përgënjeshtrua kurrë.

Pas Botërorit, ashtu si ishte logjike, Sampaoli la drejtimin e Argjentinës, duke marrë edhe dëmshpërblim për prishje kontrate, ndërsa tashmë është trajneri i ri i Santosit në Brazil.

Edhe aty Sampaoli ka përfunduar në qendër të vëmendjes, por jo për rezultatet apo formacionin, sepse një gafë në konferencë për shtyp ka bërë gazin e botës.

Argjentinasi, duke folur për ambiciet e ekipit, tha: “Kur mbërrita te Santos, mbërrita në një skuadër me histori të madhe, ndaj ëndërroja të isha këtu. Duhet të jemi në lartësinë e historisë së legjendave si Pelé, Neymar, Ronaldinho…”.

Ronaldinho? Po, pikërisht ai, fenomeni që ka mahnitur botën dhe në Brazil ka luajtur për Gremio, Flamengo, Atletico Mineiro e Fluminense, por jo Santos. Një gafë që i ka zemëruar jo pak tifozët e Santosit, ndërsa ka plasur edhe humori nga tifozët kundërshtarë.

Gallata kaloi edhe në Brazil, si epidemi, sepse aty tifozët e kombëtares janë kujtuar për bëmat e tij. “E të mendosh që këtë palaço e kemi pasur në stolin e kombëtares”, “Faleminderit Santos që na e hoqe nga Argjentina”, e të tjera komente të tilla kanë mbytur rrjetet sociale.

Related posts

PEREZ KËRKON ICARDIN TEK REAL MADRIDI/ Zinedine Zidane “i mbyll derën” për talentin serb…

Delo.autor

MANAJ PO SHËNON PA U NDALUR/ Trajneri kërkon më shumë: Nuk është ende në maksimum

F.autor

Pasimi i jashtëzakonshëm i yllit të Realit në miqësoren Spanjë-Zvicër (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment