Futboll Seria A Sport

“SHPRESOJ TË QENDROJ…”/ Gattuso “BEKON” Higuain, Ka fjalë të mëdha për BLERJEN e janarit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka deklaruar se shpreson që Gonzalo Higuain të mbetet në klubin kuqezi sa më gjatë të jetë e mundur. Në këtë mënyrë, ish-mesfushori energjik i kësaj skuadre iu ka dhënë “shkelmin” e tij spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit.

Argjentinasi, 31 vjeç, është në formë huazimi nga Juventusi, me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit, por ka pasur zëra se marrëveshja e tij mund të ndërpritet dhe “Pipita” të kalojë te Chelsea.

Higuain? Gonzalo është paraqitur mirë, – tha Gattuso në një konferencë shtypi. – Personalisht shpresoj që të qëndrojë këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse nuk është kështu, do të shohim, nuk do të jetë problem për mua”.

Higuain ka shënuar 6 gola dhe i ka ndihmuar kuqezinjtë në 15 ndeshjet e tij në Serie A, ndërsa ka regjistruar edhe 2 gola me 2 asiste në 5 ndeshje të luajtura në “Europa League”.

Trajneri i kuqezinjve përmendi veçanërisht Lucas Paqueta, talentin e ri emocionues, të cilin Milani e bleu nga Flamengo për një marrëveshje që besohet të jetë në vlerën e 35 milionë eurove. Gattuso veçoi ndërgjegjen taktike të mesfushorit-sulmues si një aspekt i spikatur i lojës së lojtarit në fjalë, që e befasoi menjëherë dhe i bëri përshtypje, veçanërisht duke pasur parasysh që Paqueta është vetëm 21 vjeç:

Paqueta është një lojtar i mprehtë, me karakteristika të sakta. Ai duket si një lojtar europian, jo brazilian. Ka një stil brazilian të lojës, por e njeh mirë fushën. Ka cilësi të mira fizike. Koka e tij punon mirë edhe në kuptimin taktik. Kjo është diçka e rëndësishme, me të cilën jam i befasuar. Ai është një lojtar 21-vjeçar, i cili gjithmonë ka qenë profesionist, me karizëm. Me të bëmë një përforcim të shkëlqyer“.

Kuqezinjtë shpresojnë që Paqueta mund të formojë një kombinim “vdekjeprurës” me Higuain, shokun amerikano-jugor të sulmit, për të përmirësuar kolonën e golave të klubit. 26 “rrjetat” e të besuarve të trajnerit Gattuso në Serie A përfaqësojnë numrin më të ultët ndër tetë ekipet e para në renditje.

Related posts

AGJENTI PUNON PËR TË MBYLLUR MARRËVESHJEN/ Vidal drejt skuadrës së njohur europiane

Delo.autor

Conte drejt shkarkimit nga Chelsea, Morata shqyrton mundësinë e largimit

Q.Autor

RA NGA KATI I 6-TË I PALLATIT/ Klubi Partizani njofton për gjendjen shëndetësore të portierit Teqja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment