Futboll Premier League Sport

SPALLETTI E PËRZË NGA KLUBI/ Sulmuesi i Interit drejt Premier Leagues tek…

Beppe Marotta po punon për merkaton e Inter, përveç strategjisë që po hartohet për afrimet e mundshme në merkaton e janarit apo atë të verës, po punohet edhe për largimet. Në listë që nga merkato e verës është edhe Antonio Candreva.

Sulmuesi anësor nuk është më në planet e trajnerit Luciano Spalletti dhe këtë sezon minutat e tij në fushë kanë qenë me pikatore. Për këtë, 33-vjeçari po mendon për një largim nga skuadra zikaltër.

Nga Anglia është West Ham që ka interes për italianin, edhe pse në verë siguruan shërbimet e Felipe Anderson nga Lazio. Por, dëmtimet e shumta në skuadër kanë detyruar trajnerin Manuel Pellegrini të mendojë për një afrim imediat, të paktën për gjysmën e dytë të sezonit. Nuk dihet ende nëse oferta do jetë në formë huazimi apo blerje e kartonit, duke qenë se Candreva ka kontratë me Inter deri në vitin 2020.

Kujtojmë që West Ham ka interes të fortë edhe për sulmuesin Gabriel Barbosa, të cilin Inter e ka huazuar në Brazil te Santon dhe po kërkon një destinacion për ta shitur.

Related posts

JO VETËM XAVI/ Ja trajneri tjetër i njohur, që refuzoi Barcelonën

Delo.autor

NGA BAYERN, TE ROMA/ Zaragoza: Gati të tregoj cilësitë e mia këtu

F.autor

Andrea Pirlo “zbulon” se si mund të shkonte te Barcelona. Ka dhe një urim special për Gattuson

Q.Autor

Leave a Comment