Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E EMOCIONEVE/ Nga Nju Jorku në Arabi Saudite, efekti “Ronaldo” dhe penalltitë e mallkuara

Nju Jork, Abu Dhabi dhe Xhedah… Milan-Juventus ose Juventus-Milan, një Superkupë “si emigrantë”. Do të jetë përballja e tretë në këtë finale “klasike” mes dy klubesh që kanë shkruar historinë e futbollit italian brenda kufinjve (“Zonja”) dhe jashtë kufinjve (“Djalli”).

Plot 59 trofe në fushë dhe dy tifozeri që janë ndër më të mëdhatë në Itali, bashkë me Interin. Edhe pse këto pesë vitet e fundit, diferenca e pikëve në kampionat ka qenë e llahtarshme, natyrisht Juventus-Milan mbetet “ajka”. Histori, traditë, prestigj, por sidomos audiencë. Jo më kot, në Arabinë Saudite, vetë princi dhe Ministri i Sportit, këmbëngulën për të siguruar të drejtat e zhvillimit të finales së Superkupës. Sigurisht, problemi i femrave në stadium është thjesht një shtojcë, edhe pse duhet theksuar se pas polemikave, gjithçka është zgjidhur dhe do të futen 150 në sektorin që më parë iu mohua prania.

Allegri ndjek yllin – Në rast fitore ndaj Milanit në Superkupë, Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit mund të “qepë” në kraharor një “yll” personal me trofeun e dhjetë bardhezi të fituar në karrierë. Për momentin janë 4 tituj (2015-2018), 4 Kupa Italie në të njëjtën periudhë dhe Superkupa e vitit 2015.

“Etja” e Gattusos –  Për Gennaro Gattuson është trofeu i parë që ndjek si trajner në karrierën e tij (Sion, Palermo, OFI  Creta, Pisa, Milan), ndërsa sigurisht që si futbollist i Milanit e ka fituar Superkupën dy herë.

Efekti “Ronaldo” – Cristiano Ronaldo është i vetmi në botë që ka ngritur pesë herë në qiell Champions League me formulën e re, një fiksim bardhezi. Pesë si Topat e Artë në dhomën e trofeve. Për ta kurorëzuar mbret të kupave do të  mjaftonte kjo statistikë, duke marrë parasysh që është i vetmi që ka realizuar në tre finale të turneut më të ndjekur dhe rëndësishëm.

Nga 27 tituj të fituar, pesë janë kampionate, tre angleze, dhe dy spanjolle, por janë 22 kupa. Në të  vërtetë, gjithçka nisi me Superkupën e Portugalisë në vitin 2002, edhe pse nuk zbriti në fushë në atë ndeshje, ashtu si në Superkupën e Anglisë “Community Shield” 2008, me Manchester United.  Kupat e Cristianos, duke llogaritur finalet e luajtura, qoftë edhe 1 minutë, përfshirë në Spanjë me vajtje-ardhje, janë 20 (19 me klubet e tjera dhe 13 me Real Madridin). 11 trofe ndërkombëtare të ngritur me United hde Real, plus Europiani me Portugalisë, duke shtuar edhe tetë kupat kombëtare të fituara në fushë, dhjetë në total.

Në SHBA – Milan-Juventus në Superkupën e Italisë ka nisur më 3 gusht 2003, ku u gjetën në Nju Jork të Amerikës, tri muaj pas finales së Champions League, në “Old Trafford”, që u fitua nga kuqezinjtë, të cilin kishin mundur edhe Romën në finalen e Kupës së Italisë. Në “Giants Stadium”, 0-0 në 90′. Kohë shtesë dhe goli i Pirlos me penallti (alla Totti), por edhe barazimi i Trezeguet. Me penallti, fiton Juventusi. Vendimtar gabimi i Brocchit.

Juventus-Milan 1-1 (4-3)

Shënues: Pirlo (M) 103′; Trezeguet (J) 104′

JUVENTUS: Buffon, Birindelli, Legrottaglie, Iuliano (Ferrara C. 107), Zambrotta, Tacchinardi, Appiah, Miccoli (Camoranesi 53), Nedved, Del Piero (Di Vaio 69), Trezeguet. Tr.: Lippi

MILAN: Abbiati, Cafu, Nesta, Maldini P., Kaladze, Rui Costa (Brocchi 81), Gattuso (Ambrosini 45), Pirlo, Seedorf (Serginho 77), Shevchenko, Inzaghi F. Tr.: Ancelotti

Në Emirate – Transfertë përpara Krishtlindjeve në Doha. Luhet më 23 dhjetor 2016. Juventus prezantohet si kampione e Italisë dhe fituese e finales së Kupës së Italisë, ndaj Milanit, e njëjtë me situatën në Xhedah. Dominojnë bardhezinjtë dhe Chiellini shënon në të 18′. Kuqezinjtë barazojnë me Bonaventuran. Ndeshja mbetet e hapur dhe pas 120 minutash, shkohet te penalltitë. Protagonistë,  Donnarumma dhe Dybala. Portieri pret goditjen e argjentinasit dhe Pasalic mposht Buffon duke i dhënë trofeun Milanit të Montellas. Eshtë i fundit i epokës “Berlusconi”.

Juventus-Milan 1-1 (3-4)

Shënues: Chiellini (J) al 18’, Bonaventura (M) al 38’ p.t.

JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro (dal 33’ p.t. Evra); Khedira, Marchisio, Sturaro (dal 34’ s.t. Lemina); Pjanic (dal 22’ s.t. Dybala); Higuain, Mandzukic.  Tr.: Allegri.

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Abate (dal 12’ p.t.s. Antonelli), Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli (dal 29’ s.t. Pasalic), Bertolacci; Suso, Bacca (dal 12’ p.t.s. Lapadula), Bonaventura. Tr.: Montella.

Penalltitë: Marchisio (J) gol, Lapadula (M) pritje, Mandzukic (J) traversë, Bonaventura (M) gol, Higuain (J) gol, Kucka (M) gol, Khedira (J) gol, Suso (M) gol, Dybala (J) pritje, Pasalic (M) gol.

Related posts

I SHKATËRROI STATUJËN IBRAHIMOVIC/ Emëron trajner ish-goleadorin e Milanit

Delo.autor

JUVENTUS NË EPËRSI/ Shënon një super gol Costa (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Partizani, Supergol nga goditja e dënimit. Rexhinaldo kalon në avantazh verilindorët

Delo.autor

Leave a Comment