Futboll La Liga Sport

TRE PROBLMET BRENDA “BERNABEUT”/ Ka tension mes Sergio Ramos dhe Real Madridit

Duket se problemet po grumbullohen të gjitha rreth Real Madridit. Pipi Estrada foli në edicionin “El Chiringuito” këtë mëngjes, për të shpjeguar problemet e supozuara që Sergio Ramos po përjeton brenda “Stantiago Bernabéu” këto kohë.

E para është se Sergio duket se i kërkon klubit një rinovim të kontratës, ku ta rrisë pagën e tij në 18 milionë euro neto në sezon, pak më shumë se 10 milionë euro nga sa merr sot.

Kjo shifër është vlerësuar si joproporcionale nga shumë partnerë të Real Madridit, duke pasur parasysh se andaluziani do të jetë 35 vjeç në vitin 2021. Pra, do të jetë “i vjetër” për elitën e futbollit.

Megjithatë, duket se klubi dhe disa lojtarë të tjerë në skuadër kanë probleme me mbrojtësin kapiten. Estrada zbulon se te Real Madridi nuk i pëlqejnë fjalët e thëna nga Ramos për mundësinë që Antonio Conte të trajnojë ekipin, pasi ato dukeshin si një paralajmërim për udhëheqësit e klubit, për të ndaluar ardhjen e mundshme të trajnerit italian.

Dhe problemi i fundit vjen nga dhomat e zhveshjes. Duket se shokët e tij nuk e kanë falur për katastrofën që i shkaktoi Reguilon, muaj më parë, gjatë një seance stërvitore, kur e goditi me top, në gjaknxehtësi e sipër.

Kjo ka bërë që kapiteni ta humbasë respektin e disa anëtarëve të skuadrës, për të mos përmendur se, sipas të dhënave të gazetarit të sipërcituar, Sergio Ramos dhe Isco nuk flasin fare me njëri-tjetrin.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Memelli: Rezultati duhej të ishte më i thellë, ja mesazhi që kam për arbitrat

Delo.autor

Manaj në kombëtare/ Albacete “akuzon” Panuccin, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Isa.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Iu ndalua të luante futboll në Itali, Eriksen drejt “divorcit” me Interin

Delo.autor

Leave a Comment