Futboll Kategoria Superiore Sport

“UJQËRIT E DËBORËS” NË VËSHTIRËSI/ Orges Shehi: Mungesa e Bregut na dëmton shumë, ja çfarë pres nga merkato

Orges Shehi ka pranuar se dëmtimi i Dejvi Bregut e vë në vështirësi atë dhe planet e Skënderbeut. Pas takimit me Tiranën, trajneri foli gjatë për ndeshjen me bardheblutë, si dhe dëmtimin e lojtarit të krahut. Shehi nuk pranoi të flasë për merkaton, por tha se çdo lojtar që sjell klubi është i mirëpritur.

Një takim miqësor, por ndaj një kundërshtari të rëndësishëm?

Është një miqësore, e cila vlen shumë ndaj një kundërshtari si Tirana që është dhe rival në kampionat dhe është i denjë. Ishte një takim shumë i rëndësishëm për ne, pasi të them të drejtën kemi vetëm pak ditë që kemi filluar përgatitjet dhe them se në kuadrin e asaj se çfarë ne prisnim, shkoi mirë dhe bëmë një paraqitje të mirë.

Një moment delikat ishte dhe ai i dëmtimit të Bregut….

Ishte një moment shumë i shpejtë ai i dëmtimit të Bregut dhe është nisur menjëherë drejt spitalit së bashku me stafin tonë. Momentalisht, të them të drejtën, akoma nuk jemi vendosur në dijeni të shkallës së gjendjes së tij. Realisht jam shumë në ankth për të pritur përgjigjen e stafit mjekësor mbi gjendjen e tij, pasi është një element shumë i rëndësishëm për ne dhe një dëmtim i tij apo mungesë e tij në fillin e kampionatit na dëmton shumë.

Është e vërtetë se prisni një mesfushor kosovar që luan në Finlandë?

Momentalisht ne kemi disa opsione dhe një nga repartet që duam të përforcojmë është pa dyshim mesfusha. Ka disa opsione siç thashë, disa lojtarë, por pa u zyrtarizuar ende asgjë. Mendoj se nuk është e përshtatshme të përdorim emra konkretë, por gjithsesi kushdo që do të afrohet, unë mezi i pres të firmosin dhe të jenë nën urdhrat e mia dhe stafit tim. Sepse vetëm ashtu mund të them se është çdo gjë zyrtare.

Jemi thuajse në prag të fillimit të gjysmës së dytë të kampionatit…

Jam i bindur plotësisht se do të rikthehet Skënderbeu i para muajit dhjetor në gjysmën e dytë të sezonit. Muaji dhjetor, e them me bindje se ishte një muaj i mallkuar për ne. Nuk kishim as fatin me vete, kemi luajtur ndeshje pa tifozë, kemi pasur dëmtime, penalizime dhe jam i bindur që e kemi lënë pas këtë periudhë dhe do rikthehemi më të fortë, për të synuar më lart pa diskutim.

Related posts

FITORJA E REAL MADRID/ Vinicius JR protagonist në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Valladolidit

Isa.Autor

Ky ishte momenti më qesharak në ndeshjen Besiktas vs Bayern Munich

Q.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ E konfirmon presidenti Bartomeu: Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment