Futboll Seria A Sport

“VETËM AI KA KËRKUAR TË…”/ Spalletti tërbohet me gazetarët: Kush ua thotë këto gënjeshtra?

Interi do të përballet me Lazion në San Siro të enjten në mbrëmje, për çerekfinalet e Kupës së Italisë, por trajneri Luciano Spalletti në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara sfidës është marrë më shumë me temën Perisic. Kroati ka kërkuar të largohet këtë janar, por Interi nuk ka marrë ofertën e duhur dhe gjithçka duket se ka marrë fund, ndaj Spalleti kërkon përqendrim te kupa, aq më shumë që në gjysmëfinale pret një derbi fantastik me Milanin.

“Vetëm Perisic ka kërkuar të largohet, askush tjetër. U kam thënë me kohë që nuk vjen askush, tani nuk largohet as Perisic. E kam grumbulluar, por nuk mund ta jap që tani formacionin, do ta jap vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes”, tha trajneri i Interit, paksa i acaruar me pyetjet e shumta për merkaton.

“Miranda mund të largohej, por nuk e ka kërkuar ai largimin. As Candreva nuk ka thënë ndonjëherë që dëshironte të largohej. Është e qartë që nuk janë të kënaqur, sepse po luajnë më pak se të tjerët, por kanë pasur situata të rëndësishme në dispozicion.

“Perisic ka qenë 7 herë në stol këtë kampionat, ndoshta kjo e ka mërzitur, por deri pasnesër do të qëndrojë i qetë dhe pastaj do të kthehet gjithçka në vendin e vet. Do të ktheheni edhe ju në vendin tuaj, kush u ka thënë që do blejmë 50 lojtarë? Kush u ka thënë që 13 lojtarë do largohen në qershor?”, vazhdoi debatin me gazetarët trajneri zikaltër.

Spalletti është munduar të përqendrohet më pas te ndeshja kundër Lazio-s: “Është një ndeshje e rëndësishme, duhet që gjysmëfinalja do të kishte vlerë të veçantë. Duhet të sillemi si Interi, nëse e bëjmë, gjithçka do të shkojë mirë. Në ndeshjet e fundit nuk kemi dhënë gjithçka kemi mundësi, duhet të kujtohemi kush jemi dhe të sforcohemi gjithnjë në maksimum”.

Për ndeshjen e nesërme Spalletti ka grumbulluar edhe mbrojtësin portugez Cedric, por mungojnë Keita dhe De Vrij.

Related posts

LARGIMI NGA BARCELONA/ “Jashtëtokësori” do njoftojë vendimin në ditët e ardhshme

Delo.autor

“TËRHEQJA? E DI QË HERËT A VONË DUHEJ TA LIJA FUTBOLLIN”/ Legjenda Totti: Ja 2 gjërat që do t’i zhdukja nga karriera ime

Delo.autor

E KËRKON E GJITHË EUROPA/ “Ylli” i Tottenham BEFASON me vendimin e tij të FUNDIT

Isa.Autor

Leave a Comment