Boks MMA

VITI 2018 U MBYLL ME HUMBJE/ Cris Cyborg: Kam edhe një duel në UFC, ja ndaj kujt dua të përballem

Viti 2018 u mbyll me një humbje për një nga ikonat e arteve marciale mikse, Cris Cyborg, që u mund nga Amanda Nunes në eventin UFC-232 (u zhvillua më 29 dhjetor, në Los Anxhelos), duel i peshës “featherweight (pesha 61-66kg), duke dorëzuar titullin kampion. Një humbje e papritur për Cyborg, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në kafaz, pasi dueli zgjati vetëm 51 sekonda.

Cyborg, duke falënderuar fansat për mbështetjen, ka deklaruar sot se ka ende edhe një duel në kontratën me UFC. Dhe këtë duel të fundit ajo dëshiron ta zhvillojë sërish ndaj Amanda Nunes. “Unë dua revanshin, Dana White e di këtë gjë, pasi ia thashë menjëherë pas sfidës së dua të përballem edhe një herë me Nunes. Në cilën peshë të dëshirojë ajo”,u shpreh Cris Cyborg.

“Më vjen keq për humbjen, një duel që nuk shkoi ashtu sic kisha menduar, por ky është sporti. unë pres që UFC-ja të reagojë sa më shpejt dhe të më japë mundësinë për revansh. Ashtu sikurse unë e prita 9 muaj Nunes, mendoj kam të drejtë të më ofrojnë revanshin”, u shpreh sportistja braziliane Cyborg, që pësoi ndaj Nunes humbjen e dytë në karrierën e saj, e para me “KO”.

Related posts

TRAFIKONE DROGË ME VLERË 174 MILIONË DOLLARË/ Arrestohet në Peru ish-boksieri shqiptar…

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Delo.autor

Joshua: Mjaft me llafe, Wilder dhe Fury dua t’i kem përballë në ring

Sadik.Autor

Leave a Comment