Seria A Sport

ZHANG SHET INTERIN? Ofertë monstruoze nga Hong Kongu

Zhang Jindong po përpiqet të ndërtojë një Inter konkurrues në Itali për të thyer hegjemoninë e Juventus në vitet e fundit. Këtë e ka treguar me afrimin e Beppe Marottas në stafin drejtues, si dhe me lojtarët që ka në përbërje.

Sot, në Itali kanë zbuluar një ofertë të madhe që është vënë në tavolinën e presidentit kinez. Plot 800 milionë euro i janë ofruar kompanisë Suning për të shitur Interin. Për momentin presidenti Zhang po reziston dhe as nuk e konsideron që të shesë klubin zikaltër, për të cilin ka një projekt afatgjatë.

Sidoqoftë oferta është tepër tunduese dhe për Zhang ka ende disa ditë kohë për t’u menduar. Çfarë mund të ndodhë? Për momentin asgjë! Vetë procesi i shitjes së klubit do ishte shumë i shtrirë në kohë, aq më tepër që pronarët aktual nuk e kanë në plan të lëshojnë Interin, në një kohë kur në verë klubi lirohet edhe nga rregullat e Fair Play Financiar dhe Suning do e ketë rrugën e hapur për të ndërtuar një skuadër të madhe.

Related posts

“ITALI-ANGLI, MOMENTI MË EMOCIONUES I JETËS SIME”/ Kuipers: Ja çfarë u thashë Chiellini-t dhe Kane para finales

Delo.autor

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mbrojtësi Mavraj: Ëndrra ime është që ta mbyll karrierën në kampionatin…

Delo.autor

SHERRI KESSIE-BIGLIA NË DERBI/ Ja lojtari që rrezikon të mos luajë në ndeshjen ndaj Sampdorias

Delo.autor

Leave a Comment