Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Rifillojnë kërkimet. Ja çfarë ndodhi me pilotin e dytë (FOTO)

Policia e Guernsey, ishulli midis Francës dhe Anglisë, njoftoi këtë mëngjes se ata kishin rifilluar operacionet për të gjetur avionin të llojit Piper, në të cilin natën e së hënës po udhëtonte Emiliano Sala, sulmuesi që Cardiff sapo e kishte blerë nga Nantes. Ata shpjeguan se kërkimet do të kryhen në zonën midis ishujve në disa zona të përcaktuara nga autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Piloti misterioz – Shpresat për të gjetur të gjallë futbollistin dhe pilotin Dave Ibbotson po veniten, por një pyetje shqetësuese është ngritur pikërisht në praninë e këtij të fundit në aeroplan.

Sipas gazetës franceze “Ouest France”, tre persona kanë kaluar kontrollet në lidhje me fluturimin në fjalë: i treti ishte një tjetër pilot, Dave Henderson, i cili kishte një eksperiencë të madhe në drejtimin e Piper PA-46-310P Malibu, por që në fund vendosi të mos marrë pjesë në udhëtim.

Në informacionet e para rezultoi se ai ishte piloti i zhdukur së bashku me sulmuesin Sala, por ai ka reaguar në rrejte sociale duke mohuar lajmet e dala në media: “Në kundërshtim me atë që thonë gazetat, unë nuk kam vdekur”. Pse ndryshoi mendje në fund të fluturimit? A i kuptonte kushtet e këqija të avionit apo motit? Pse la në drejtim një pilot pa eksperiencë me të tillë avion dhe vetë u kthye mbrapsht? Këto janë disa nga pyetjet që Henderson do të duhet të përgjigjet.

 

Related posts

Ishte pranë Interit, Emre Mor zhgënjen te Celta Vigo

Sadik.Autor

NË PRAG TË REVANSHIT NDAJ WILDER/ Flet Tyson Fury: Të gjithë e dinë se të kam….

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ja kur Xavi do të ulet në stolin e Barçës

Delo.autor

Leave a Comment