Futboll Kategoria Superiore

ZYRTARE/ Tre muaj burg për Hoxhën, por kapiteni i Partizanit do t’ia hedhë me…

Alban Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”. “Panoramasport.al” mëson se ai është dënuar me 3 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, por ky dënim do të pezullohet dhe do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.

Sapo të kthehet nga Turqia, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares së Shqipërisë do të nisë shlyerjen e këtij dënimi. Alban Hoxha u kap në gjendje të dehur më 25 nëntor, teksa ishte duke i dhënë makinës së tij. Ngjarja ndodhi një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen.

Portieri e cilësoi atë një gabim dhe pranoi se do të donte të linte gjithçka pas menjëherë. Hoxha nuk është i pari futbollist që kapet me shkelje të tillë. Shumë yje të futbiollit botëror janë kapur të dehur në timon. I fundit është ish-kapiteni i Anglisë Uejn Runi, i cili vetëm pak ditë më parë përfundoi i arrestuar në SHBA, për shkak se e kishte tepëruar me pijet alkoolike dhe ishte duke i dhënë makinës.

Related posts

Mahrez në Serie A

Q.Autor

SERBËT të çmendur/ Tifozët e Crvena Zvezda pushtojnë fushën pas kualifikimit historik (VIDEO)

Isa.Autor

ME 6 MIJË TIFOZË NË KRAH/ Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli

F.autor

Leave a Comment