Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E SUPER YLLIT KROAT/ Luka Modric merr vendimin e rëndësishëm, firmos për…

Gjatë verës së kaluar ishte shumë pranë transferimit tek Interi, por në fund Luka Modric qëndroi te Real Madrid. Telenovela u përsërit edhe pak kohë më parë, ku sërish u përfol se kroati, fitues i Topit të Artë, do të kalonte te skuadra zikaltër. Gjithsesi, sot ka ardhur përgjigjja përfundimtare në lidhje me të ardhmen e mesfushorit 33-vjeçar, pas ofertës së re që i ka bërë skuadra “merengues”.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, menaxheri i Modric është takuar me presidentin Florentino Perez dhe palët kanë qenë dakord për të vijuar bashkëpunimin edhe përtej vitit 2020, kur skadon kontrata aktuale. Sipas “AS”, pritet që së shpejti Modric të hedhë firmën në kontratën e re, duke e shtyrë edhe me vite të tjera kontratën aktuale (deri në viti 2022).

Modric ndodhet në Madrid që prej vitit 2012 dhe me shumë gjasa nënkampioni i botës do të mbyllë karrierën e tij me fanellën “los blancos” (në vitin 2022 do të jetë 36 vjeç). Ky lajm ka mbyllur çdo mundësi të largimit të kroatit nga “Santiago Bernabeu” dhe Interi, që shpresonte shumë tek ky transferim, tashmë i duhet të shohë për alternativa të tjera.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Legjenda Eto’o: Po ta kisha në dorë do ta merrja Sergio Ramos tek…

Delo.autor

KAOSI NË SFIDËN BRAZIL-ARGJENTINË/ Messi shfaqet me jelek fotografi dhe ia plas të qeshurës me Dani Alves (VIDEO)

Delo.autor

Lamtumira e Sneijder/ Holanda fiton me përmbysje ndaj Perusë, vendos DEPAY

Isa.Autor

Leave a Comment