Futboll Sport

ÇMENDURITË E DANE/ I theu dhëmbin Ronaldos, fishekzjarrë ndaj Rooney e takim me pornostare

Thomas Gravesen njihet shumë pak në kohët e sotme, por në momentin e tij ka bërë namin me bëma nga më të ndryshmet. Aq shumë ngjarja ka pasur në jetën e tij, saqë është bërë një dokumentar për të me titullin “Qeni i inatosur”.

I njohur me nofkën “i çmenduri Dane” ai u cilësuar gjithmonë si një granatë me siguresë të hequr. Karriera e tij e futbollit ishte shumë e pasur, pasi shkëlqeu me Danimarkën dhe me Everton, ishte Real Madrid që e mori menjëherë në skuadër mesfushorin në vitin 2005.

Sulmi ndaj Ronaldos dhe vetoja e Real Madridit

Në seancat stërvitore danezi ishte i pamëshirshëm, stërvitej si të ishte ndeshja e fundit dhe nuk kursente as shokët e skuadrës me ndërhyrje të ashpra. Aq sa në një rast fluturoi në ajër fenomenin Ronaldo, i cili u përplas disa herë në tokë, aq sa humbi edhe një dhëmb.

Drejtuesit e klubit u alarmuan në atë moment sepse braziliani ishte cilësuar si miniera e arit e tyre, për këtë ndaj Dane vendosën veton dhe e larguan në fund të sezonit.

Takim me një yll pornoje

Rënia e Gravesen u shkaktua nga disa faktorë dhe ndikime që e goditën shumë. Në gjashtë muajt e parë në Madrid arriti të fitojë vëmendje të madhe dhe tifozët e adhuronin atë, lojtarët ishin të lumtur dhe ndiheshin mirë me shakatë e tij, por shkëlqimi i tij filloi të venitej në gjysmën e dytë të sezonit.

Kulmin e interesit në mediet rozë Gravesen e kapi kur filloi të qarkullojë lajmi se ai ishte në një lidhje me Kira Eggers, e cila ka marrë pjesë në disa video për të rritur, ndërsa më parë ishte modele e Playboy. Kjo lidhje e dërgoi shumë poshtë profilin e danezit, pasi ai sapo ishte ndarë me të dashurën e tij që e njihte që në adoleshencë.

Sulmi me fishekzjarrë me Wayne Rooney

Gjatë kohës kur luante te Everton, Gravensen pati një rënie në sezonin 2003-04 dhe një ndër faktet që ra në hije ishte edhe shkëlqimi i sulmuesit Rooney, për faktin se ai u detyrua të ndërrojë rol në mesfushë.

Trajneri i Everton asokohe, David Moyes zbuloi se një natë i kishte parë lojtarët jashtë palestre duke goditur njëri-tjetrit me raketa me barut, tip fishekzjarrësh.

Shansi i tij në bixhoz dhe jeta në Las Vegas

Gravensen u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare dhe u shfaq pas katër vjetësh në Las Vegas. Ai kishte blerë një shtëpi për 5.5 milionë dollarë atje dhe tani ishte fqinj me Nicolas Cage, Steffi Graf apo Andre Agassi. Tani kishte një jetë luksoze dhe 100 milionë sterlina pasuri.

Siç u mësua më vonë danezi kishte marrë pjesë në një lojë të fuqishme pokeri në Las Vegas dhe kishte mundur të largohej me 42 milionë sterlina në një natë, që pas asaj kohe ai jeton mes luksit

 

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Allegri largohet nga posti i trajnerit të Juventus

Delo.autor

Formula 1/ Mediat gjermane akuzojnë për komplot kundër Vettel

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ MOURINHO PRANON të bëjë 1 VITË BURG për mashtrimin e 3.3 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment