Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester Unitedi kërkon shërbimet për mesfushorin e “Katalanasve”…

Manchester United ka përshpejtuar kontaktet me njerëzit përreth Ivan Rakitic, mesfushorit të Barcelonës. Duke e ditur se klubi katalanas ka për qëllim të ulet në tryezë me mesfushorin kroat, për të diskutuar mbi rinovimin e kontratës, drejtuesit e “Djajve të Kuq” duan të dinë se cila është situata e nënkampionit në botës në “Camp Nou”.

Kujtojmë se katalanasja “SPORT” raportoi disa ditë më parë se Barcelona nuk e konsideron tani për tani rinovimin e kontratës së Ivan Rakitic. Një qëndrim që ka mobilizuar përfaqësuesit e mesfushorit kroat, të cilët thonë se Rakitic mund të largohet nga Blaugranët verën e ardhshme.

Në këtë kuptim, mësohet se Manchester United ka lëvizur në orët e fundit, duke treguar interes për shërbimet e Rakitic. Synimi është që të veprojë shpejt, përpara klubeve tjera, si Chelsea, PSG apo Inter, të cilët e kanë, gjithashtu, kroatin në agjendën e tyre të merkatos.

Edhe pse Ivan Rakitic ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të vazhduar te Barcelona, kjo nuk e ka penguar atë që të ketë kontakte me të tjerë. Ai i ka bërë thirrje presidentit të Barcelonës për të negociuar rinovimin e tij, ndërkohë që heshtja e katalanasve ka hapur pista të reja në Premier League, përkatësisht te Manchester United.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e renditjes

Delo.autor

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

PA “VAR” NË LIGUE 1/ Probleme të rënda në ndeshjen mes Nice dhe Toulouse për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment