Futboll Seria A Sport

EUROPA LEAGUE/ Milan e nis me sukses aventurën, Zlatan “zhbllokohet” pas 3137 ditësh

Milan ka fituar 2-0 në transfertë kundër Shamrock Rovers dhe është kualifikuar në ruandin e tretë kualifikues të Europa League.

Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Pioli-t që ka siguruar fitoren me një gol për pjesë loje.

Ndeshja e luajtur në Dublin është zhbllokuar nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 23-të.

Suedezi është kthyer të shënojë në Europë me fanellën e Milan-it pas 3137 ditësh nga goli i fundit (15 shkurt, 2012 kundër Arsenal-it në Champions).

Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, ka ardhur edhe goli i Hakan Calhanoglu që ka vulosur fitoren dhe kualifikimin e Djallit.

Turku ka shënuar dhe ka dhënë një asist në katër nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur me Milan-in në të gjitha kompeticionet.

Related posts

E PABESUESHME/ Ibrahimovic do të bëhet “Faraon”, gati oferta marramendëse

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Vllaznia mposht me përmbysje Skënderbeun dhe “kërcënon” rivalët

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

Leave a Comment