Futboll La Liga Sport

A MUND TË BËHET SI NEYMAR? Ja përgjigja e Casemiros për shokun e skuadrës

Real Madrid duket se ka gjetur përfundimisht rrugën e duhur pas disa muajve të vështirë. Me fitoren e arritur të shtunën në shtëpinë e Atletico Madrid, “Los Blancos” kanë shkuar në vendin e dytë të renditjes dhe janë vënë në ndjekje të Barcelona-s kryesuese.

Një nga protagonistët e takimit ka qenë braziliani Vinicius, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke marrë edhe elozhet e Casemiros: “Po luan shumë mirë. Është pjesë e klubit më të mirë të botës dhe po tregon se është gati”.

“Duhet të kemi edhe pak durim me të, nuk duhet të harrojmë se është vetëm 18 vjeç. Gjithsesi, po i befason që tani njerëzit. Para tre muajsh luante në Segunda Division dhe askush nuk kishte besim tek ai.

“A mund të bëhet si Neymar? Është herët për këtë krahasim. Neymar është mes më të mirëve në botë, Vinicius ka cilësi që mund ta çojnë shumë lart, por duhet ta lëmë të qetë”, ka thënë mesfushori brazilian.

Related posts

ANCELOTTI NË FIJE TË PERIT/ De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

“KJO TRANSFERTË ËSHTË SHUMË IMPENJATIVE”/ Flet Edy Reja: Kualifikimi në Europian do të vendoset në…

Delo.autor

EURO 2020/ Çfarë klasi, mbrojtësi i Gjermanisë shënon me thembër ndaj bjellorusëve, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment