Futboll La Liga Sport

ANALIZON SITUATËN E LOS BLANCOS/ Seedorf: Favorit këtë vit në Champions, ja kush ishte shaku i krizës…

Klarent Sedorf është një nga ata lojtar të shumëshëtitur në Europë, pasi ka luajtur me klube të mëdha si Real, Milan, Inter apo Ajaks. Mendimet e tij në futboll, janë gjithmonë të vyera dhe merren për bazë nga analistët apo skuadrat.

Në një intervistë për spanjollen “Marca”, ish-mesfushori ka analizuar disi situatën në të cilën ndodhet Reali. “Solari është shumë i respektuar nga grupi, është një njeri i mirë dhe mendoj që po bën një punë të mirë që i shërben shumë Realit. Per Realin Liga e Kampioneve është një kompeticion special”, ka thënë holandezi.

Ndër të tjera ai ka vënë në grupin e favoritëve dhe Liverpulin që po bën një punë shumë të mirë në kampionat. Mendoj se në finale mund të arrijë Juventusi, por ka dhe emra të tjerë shumë të fortë si Barcelona, PSG apo dhe Siti.

“Në Madrid Ronaldo ishte një garanci për golin. Nëse do të ishte aty mendoj se Reali do të kishte më shumë besim. Por nuk mendoj se rezultatet do të ishin të ndryshme, më shumë ka ndikuar lamtumira e Zidanit”, kanë qenë fjalët e Sedorfit përsa i takon kampionëve të Europës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Talenti Young vlerëson Italinë: Nuk ka luftë për ushqime, as rafte bosh…

Delo.autor

E PAPRITUR/ I lindur në LEZHË por në botë e njohin si gjerman, ULDEDAJ e thotë hapur: Jam…

Isa.Autor

Fellaini dhe Depay i “shkelin syrin” Milanit, gati të vishen kuq e zi

Sadik.Autor

Leave a Comment