Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË TELASHE/ Pas Messit edhe një tjetër titullar dëmtohet

Barcelona rrezikon të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku katalanasit do të përballen me Real Madrid. Një “El Clasico” që e mirëpresin të gjithë, por në fushë mund të mungojnë dy sulmuesit “blaugrana”, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

I pari u dëmtua në ndeshjen që Barcelona barazoi të shtunën 2-2 ndaj Valencia, sfidë ku sulmuesi argjentinas realizoi dy gola, duke evituar humbjen. Trajneri Ernesto Valverde shpreson ta rikuperojë për ndeshjen e së mërkurës, por duket e vështirë. Ndërkohë që, një tjetër mungesë mund të jetë ajo e Dembele.

Sulmuesi francez mund të ngrejë “flamurin e bardhë” para këtij takimi, për shkak të gripit. Ai nuk ka luajtur dy javët e fundit, për shkak të një ndrydhje që ka pësuar në kavilje. Dhe, në momentin që do të rikthehej në fushë, ka rënë pre e gripit, që e ka hedhur sërish “KO”.

Ndaj, në ndeshjen që Barcelona do të luajë të mërkurën ndaj Real Madrid, rrezikon të mos ketë dy titullarë. Trajneri Valverde po mendon që tani për alternativat, duke mos rrezikuar që t’i aktivizojë ata të dëmtuar dhe jo në formën optimale. Si Messi ashtu dhe Dembele mund të rikthehen në fushë fundjavën e ardhshme, në ndeshjen e La Liga ndaj Athletic Bilbao.

Related posts

VIDEO/ Penallti për Hullin, fantastike ajo që bën Caballeros

Q.Autor

Letra e sinqertë e ‘La Gazzetta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Sadik.Autor

ARSENAL-ASTON VILLA/ 80-milionëshi barazon, por rivalët rimarrin menjëherë avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment