Futboll Sport

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORI TË KLUBIT/ Bajerni ofertë “faraonike” për sulmuesin e Realit (FOTO)

Bayern Munich është i gatshëm të paguajë plot 120 milionë euro për sulmuesin anësor të Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas raportimeve të fundit nga “Don Balon”, lojtari spanjoll po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu” për shkak se nuk ka gjetur hapësirën e mjaftueshme në formacionin e ideuar nga Santiago Solari.

Bayern thuhet se tashmë ka kontaktuar me lojtarin dhe i ka ofruar atij një kontratë fitimprurëse në një përpjekje për ta joshur atë në Gjermani, shkruan SYRI.net.

Ndërsa në krahun tjetër drejtues të bavarezëve pritet të bëjnë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit duke i ofruar Realit plot 120 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin që admirohet nga Niko Kovaç.

Related posts

FORMULA 1/ Robert Kubica vendos të largohet nga Williams, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

NATË HORRORI PËR BOATENG/ Teksa luante në fushë, hajdutët bënin kërdinë

Delo.autor

I DEL NË MBROJTJE HYSAJT/ Presidenti i Parlamentit Europian: Banderolë e turpshme nga ultrasit fanatikë

Delo.autor

Leave a Comment