Futboll Sport

Ish-futbollisti i Arsenalit: Situata me Ozil është bërë komike

Andy Cole ka thënë se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, duhet të gjejë një mënyrë për ta përfshirë Mesut Ozil në formacionin titullar. Ish-ylli i Real Madridit ka mbetur jashtë në disa ndeshje të fundit, ndërsa nuk ishte as në stol në humbjen 1-0 të së enjtes, ndaj BATE Borisov.

Mungesa e aktivizimit të tij tani ka bërë që të rritet shifra e ndeshjeve, plot 100 të tilla, që nga transferimi në klubin e Londrës, në vitin 2013. Për pasojë, Cole mendon se situata e tij në “Emirates” është bërë pothuajse komike.

“Është duke u bërë një situatë pak komike në këtë moment, – tha 47-vjeçari për “Sky Sports”. – Trajneri ka vendosur kështu, ndoshta nuk dëshiron që ai të jetë në ekip, sepse nuk punon mjaftueshëm apo çfarëdo tjetër.

Unë mendoj se Emery mund të marrë më shumë nga gjermani, se sa ta ulë në stol. Ndonjëherë, kur e keni këtë luks, disa nga lojtarët në ekip duhet të jenë të përgatitur të punojnë pak më shumë, ta ndihmojnë atë që të japë më shumë.

Arsenali, gjatë viteve të mëparshme, kur trajner ishte Wenger, e bënte këtë. Ju duhet të luani me lojtarët më të mire, kur keni nevojë për to, dhe Ozil është një nga më të mirët tek Arsenali”.

Cole nuk është i vetmi ish-lojtar që e ka kritikuar Arsenalin dhe Ozilin kohët e fundit. Martin Keown pretendon se saga që rrethon gjermanin është bërë “e turpshme”.

Related posts

LAÇI-SKËNDERBEU PËRFUNDON PJESA E PARË/ Ndeshje spektakolare, kurbinasit e mbyllin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Isa.Autor

PANUCCI “SKANON” INTERIN/ LEKSIONET e “PROFESORIT” nuk do t’i pëlqejë aspak tifozët zikaltër

Isa.Autor

Leave a Comment