Futboll Sport

DASHURIA PËR EKIPIN E VJETËR/ Casillas: Akoma e mbaj mend atë moment, ka qenë magjik

Ka qenë një nga lojtarët simbol të Real Madrid, klubi me të cilin ka luajtur nga 1999-ta deri në 2015-ën, pasi kishte kaluar me radhë ekipet e moshave. Iker Casillas sot aktivizohet me Porton, por nuk e ka harruar akoma momentin kur u thirr për të luajtur me ekipin e parë.

“Ka qenë 1997-ta dhe ishte fundi i nëntorit, – ka thënë spanjolli për faqen e UEFA-s në internet. – Real-i po luftonte në kampionat, ishte i treti ose i katërti, dhe kishte marrë disa rezultate negative. Ndërsa në Champions gjërat po shkonin mirë”.

“Unë isha në klasë kur erdhi drejtori i institutit dhe më tha: ‘Iker, të vjen keq të dalësh pak?’. Më pas më tha se duhej të merrja një taksi, sepse Real-i sapo i kishte telefonuar mamasë sime për t’i thënë se duhej të shkoja në Norvegji për ndeshjen kundër Rosenborg-ut. U ndjeva sikur kisha fituar lotarinë”.

“Nuk do ta harroj kurrë atë moment, isha vetëm 16 vjeç. Nga bankat e shkollës e pashë veten bashkë me lojtarë si Morientes, Seedorf, Mijatovic, Suker dhe Raul. Ishte diçka magjike. Nuk do ta harroj kurrë”.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Rey Manaj përfundon në spital para Serbisë, u helmua nga ushqimi

F.autor

Futbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg (FOTO)

Sadik.Autor

“BOMBA E DITËS”/ MILANI shumë PRANË mbrojtësit më të mirë në botë, vjen në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment