Futboll Premier League Sport

EMERY KA GATI LISTËN PËR MERKATON/ Ja 22 yjet që Arsenali mund të marrë me kosto zero në verë

Unai Emery do të ketë vetëm 46 milionë euro për të shpenzuar në merkaton e verës së ardhshme nëse Arsenal-i nuk kualifikohet në Champions League. Londinezët huazuan Denis Suarez nga Barcelona në janar, por Emery dëshiron të ndryshojë rrënjësisht ekipin me të paktën pesë lojtarë të tjerë.

Sipas “The Sun”, Emiliano Martinez, portieri që Arsenal ka huazuar te Reading, pritet të zëvendësojë Petr Cech dhe të bëhet numri 2 i “Topçinjve” sezonin e ardhshëm. Kthimi i 26-vjeçari në “Emirates” do ta lejonte Emery të kursente dhe ta shpenzonte buxhetin e tij diku tjetër.

Më poshtë është lista e yjeve që mund t’i bashkohen Martinez-it me kosto zero.

Mbrojtës

Reparti që e shqetëson më shumë trajnerin e Arsenal-it është mbrojtja  Emery kërkon dy mbrojtës krahu dhe një qendërmbrojtës. Shumë emra të mëdhenj do të jenë pa kontratë në verë, duke përfshirë këtu David Luiz, Gary Cahill, Eliaquim Mangala dhe Diego Godin.

Antonio Valencia duket se do të largohet nga Manchester United, ndërsa Alberto Moreno, i cili ka fituar Europa League me Eemery te Sevilla, mund të kthehet nën urdhrat e spanjollit.

Mesfushorë

Adrien Rabiot është mesfushori më i kërkuar në merkato dhe Arsenal do të duhet të mposhtë konkurrencën e Barcelona-s për të siguruar shërbimet e francezit. Gjithashtu, për yllin e PSG-së interesohen edhe Chelsea, Tottenham dhe Juventus.

Hatem Ben Arfa, kontrata e të cilit me Rennes skadon në fund të sezonit, është një tjetër emër me peshë, ashtu si ai i Samir Nasri, ish-ylli i “Topçinjve”.

Sulmues

Olivier Giroud nuk ka shumë hapësira te Chelsea dhe mund të jetë i tunduar nga një kthim te ish-skuadra e tij. Ai ka shënuar 105 gola në 253 ndeshje të luajtura me Arsenal-in.

Një tjetër përforcim i mundshëm është ish-sulmuesi i Manchester City-t dhe Liverpool-it, Mario Balotelli. Italiani ka shkëlqyer në Ligue 1 pasi u largua nga “Anfield” dhe mund  të jetë alternativa e duhur për dyshen Aubameyang-Lacazette.

Related posts

JUVENTUS NUK E LËSHON/ Intersohet për Higuain klubi i Premier League…

Delo.autor

10 futbollistët me goditjen më të fortë, Ronaldo shumë larg në klasifikim

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Raundi i parë eliminator 2018-2019, rreziku “Shkëndija” për Skënderbeun ose Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment