Futboll Sport

PAS LAMTUMIRËS TEK NAPOLI/ Marek Hamsik zyrtarisht në Kinë, ja shifra e operacionit

Dalian Yifang ka zyrtarizuar blerjen e Marek Hamsik nga Napoli, i cili i jep fund një karriere 12-vjeçare me fanellën e kaltër. Ndërkohë që në vitet 2005-2007 ka luajtur për Brescia në Serie B.

Mesfushori sllovak do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, ndërsa në arkën e Napolit kanë shkuar 20 milionë të tjera. Një operacion që për klubin kinez shkon në 40 milionë euro, pasi dihet që ligji në Kinë parashikon se shuma e blerjes së lojtarit do jetë e njëjtë me atë që do derdhet në formë takse në shtet.

31-vjeçari numëron 110 gola në Serie A me Napolin, 10 me Brescia në Serie B dhe një gol me Slovan Bratislava.

Related posts

Dëmtimi më i rëndë në histori, edhe një vit “stop” për mesfushorin e Liverpool…

Isa.Autor

JUVENTUS-FROSINONE/ “Zonja e Vjetër” dyfishojnë shifrat, shënon Bonucci

Delo.autor

“JUVENTUS KA FITUAR 9 KAMPIONATE RADHAZI”/ Trajneri Mihajlovic: Pirlo i njeh sekretet tona, duhet të ndryshoj…

Delo.autor

Leave a Comment