Sport

“DUHET TË RIKTHEHET…”/ Zyrtare, zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

Komisioni i Sportit në Nevada e tha fjalën e tij: Conor McGregor do të pezullohet 6 muaj dhe gjobitet me 50 mijë dollarë. Kjo do të thotë që pezullimi për ish-kampionin e dyfishtë të botës përfundon në fillim të prillit. Tashmë i takon UFC-së që të nisë nga puna për të rikthyer sa më shpejt në kafaz irlandezin, që nuk duelon që prej tetorit (eventi UFC-229).

Gjatën prezantimit të eventit UFC-235, që zhvillohet më 2 mars në Las Vegas, presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me Conor McGregor, për ta rikthyer sa më shpejt në kafaz. “Kam nisur të flas me Conor për duelin e tij të radhës. Ai mori një pezullim të lehtë, por nuk do të duelojë në prill, siç është shkruar në media”, u shpreh Dana White.

Conor McGregor

Numri 1 i arteve marciale mikse, më tej shtoi: “Nuk mund të jap ende një datë të saktë, do të diskutojmë se ndaj kujt do të përballet dhe shumën që ai do të përfitojë”, tha White.

Kohët e fundit është përfolur për një duel mes irlandezit dhe Donald Cerrone, teksa të dy sportistët kanë pranuar në rrjetet sociale se janë të gatshëm për t’u përballur. Madje ata kanë bërë shaka, ku Cerrone ka thënë se do të pijë nga whiskey i McGregor dhe ky i fundit do të pijë birra.

Related posts

Lopetegui i BINDUR: Real Madrid, sezon madhështor pa Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

Ëndrra që bëhet realitet, kolumbiani me një dorë shkruan historinë pas debutimit si profesionist (VIDEO)

Sadik.Autor

“ESPN” zbulon fjalët e Iniestas për Messin pas zëvendësimit në El Clasico

Sadik.Autor

Leave a Comment