Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT TË MILANIT/ Menaxheri kërcënon: Gjërat nuk janë aspak të sigurta, ja çfarë pritet…

Patrick Cutrone mund të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar Donato Orgnoni, menaxheri i sulmuesit kuqezi. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë. Gjërat nuk janë aspak të sigurta dhe të qarta për Patrick te Milani”, tha Orgnoni.

Cutrone ka luajtur 52 ndeshje dhe realizuar 13 gola me fanellën kuqezi që prej vitit 2017, kur debutoi në Serinë A me Milanin. Gjithsesi, sulmuesi 21-vjeçar ka patur disa oferta, nga Italia e jashtë saj, duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij. Ai ka qenë zëvendësues këtë sezon, si kur ishte Higuain ashtu dhe tani që është Piatek.

Ardhja e Piatek, që po shkëlqen në sulm me fanellën kuqezi, ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe Cutrone e Suso të shohin për alternativa të tjera në të ardhmen. Piatek tashmë është titullar i paprekshëm në sulmin kuqezi, duke nxjerrë në plan të dytë Cutrone, që kërkohet me ngulm nga Atletico Madrid.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim te besimi që ka tek lojtari trajneri Gattuso. Sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Ne duam që Patrick të luajë dhe qëndrojë te Milani, pasi me Piatek formojnë një dyshe fantastike. Gjithsesi, do shohim planet që ka klubi dhe do të vendosim”, tha menaxheri i Cutrone.

Related posts

Tranieri Pacult: Presidenti Gjici erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na…

Q.Autor

HEROI ANKINFEEV/ Nga gafat që eleminonin Rusinë tek protagonizmi që kualifikon organizatorët

Isa.Autor

MË NË FUND NJË LAJM I MIRË PËR JUVENTUSIN/ Tre lojtarë priten të rikuperohen për sfidën e ardhshme

F.autor

Leave a Comment