Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Chelsea mund ta blejë me “sconto” Higuain nga…

Informacionin e jep ESPN. Chelsea do ta blejë Higuain nga Juventusi me një çmim më të ulët se marrëveshja e arritur në janar, kur “Pipita” la Milanin, klub në të cilin mbërriti verën e kaluar në formë huazimi nga Juventusi.

Marrëveshja e arritur muajin e kaluar në mes të Juventusit dhe Chelsea bënte fjalë për 9 milionë euro huazim deri në fund të sezonit dhe një tjetër shumë prej 18 milionë eurosh, për ta zgjatur qëndrimin e argjentinasit në “Stamford Bridge” deri në vitin 2020. Shifra që kërkon “Zonja e Vjetër” për shitjen përfundimtare të sulmuesit në fjalë është 36 milionë euro.

Sipas ESPN, Chelsea është i bindur se bardhezinjtë mund të pranojnë një shumë më të ulët për ta shitur Higuain. Ofertat për këtë të fundit nuk janë në radhë, gjë që dihet, ndaj torinezët duan ta sistemojnë përfundimisht argjentinasin. E kundërta, rikthimi te bardhezinjtë, duket një opsion i pamundur për vetë futbollistin, i cili nuk mund të gjejë më hapësirë te kampionët e Italisë, duke pasur parasysh rivalitetin e madh në sulm.

Në fakt, e ardhmja e Higuain në Londër duket e lidhur me atë të trajnerit Sarri. Megjithë besimin momental të klubit, i impresionuar nga performanca e “Pipita”, që shënoi dy herë ndaj Huddersfiled, fati i argjentinasit varet nga situata e ish-trajnerit të Napolit. Pas turpërimit 6-0 në “Etihad”, pozicioni i teknikut italian te blutë e Londrës është vënë më në pikëpyetje se kurrë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventus rikthehet te “fiksimi” i vjetër, shfaqet sërish emri i ish-sulmuesit të Napolit

Delo.autor

Tare blindon yjet, nuk kënaqet as me 100 milionë euro

Q.Autor

ULI KOKËN PËR TË SHMANGUR GODITJEN E MC TOMINAY/ Shikoni si rrjetet sociale “shkatërrojnë” kapitenin Xhaka pas golit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment