Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Klubi e shiti për 50 milionë euro, ylli i Serisë A refuzoi transferimin

Nicolo Barella, talenti i Cagaliarit, refuzoi transferimin te Chelsea në janar, sipas shtypit italian. Klubi italian mësohet të ketë pranuar ofertën prej 50 milionë eurosh të bërë nga londinezët, por mesfushori 21-vjeçar vendosi të qëndrojë në Itali deri në fundin e këtij sezoni.

Për Maurizio Sarrin, Barella ishte zëvendësuesi ideal i Fabregas, i cili u transferua te Monaco muajin e kaluar. Ndihmëstrajneri i Chelsea-t, Gianfraco Zola, thuhet të ketë folur disa herë me lojtarin për ta bindur të shkonte te “Blutë”.

Gjithsesi, Barella refuzoi të transferohej pasi Cagliari pranoi ofertën e anglezëve. Klubi i Abramovich i ofroi mesfushorit një kontratë 5-vjeçare dhe një rritje të ndjeshme të rrogës në krahasim me pagën që ai merr në Serie A, por italiani refuzoi për “arsye personale”.

Mësohet se, Barella e ka shtyrë largimin e tij nga Cagliari për në fundin e sezonit për shkak se gruaja e tij është në pritje të fëmijës së tyre të dytë. 21-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon dhe ka  shënuar një gol në  20 ndeshjet e luajtura deri tani në Serie A.

Andrea Pirlo e ka përkufizuar atë si “një nga mesfushorët më të mirë në Itali” dhe paraqitjet e mira të Barella-s kanë bërë që ai të krahasohet me legjendën e Liverpool-it, Steven Gerrard.

Chelsea do të duhet të luftojë me Manchester United, gjithashtu i interesuar për futbollistin, për të siguruar shërbimet e italianit dhe, gjithmonë sipas mediave sportive të huaja, Barella do ta kishte “të pamundur të refuzonte” nëse “Djajtë e Kuq” do të trokisnin në derën e Cagliari-t.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Kuqezinjtë” mposhtin Veronën, i mjafton “Bomberi” Piatek

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bologna – Juventus

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Mbyllet pjesa e parë. Dominim absolut i Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment