Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG firmos me një tjetër “Kylian Mbappe”, ja talenti (FOTO)

Teksa ylli i Paris Saint-Germain sapo ka mbushur 20 vjeç, në klub po përgatiten të firmosin për një tjetër të ri që duket që është në gjurmët e francezit.

Gjatë zbulimeve të tyre, te PSG kanë zbuluar një lojtar me të njëjtin emër dhe mbiemër si sulmuesi i tyre, i cili po shkëlqen dhe është vetëm 11 vjeç. Kampionët e Francës kanë rënë në kontakt me të dhe janë duke kërkuar që të firmosin kontratë për ta marrë në akademinë e tyre.

Gjithsesi babai i djaloshit, Eric Mbappe, tha për “Le Parisien” se ai nuk po ushtron presion mbi djalin e tij që të ndjekë të njëjtat hapa si adashi e tij.

11-vjeçari ka tërhequr vëmendjen më të madhe këtë fundjavë teksa shënoi 4 gola në dy ndeshje dhe roli i tij është mesfushorë, teksa vendlindja e tij është e njëjtë me atë të Paul Pogba.

Mbappe-ja i ri thotë se tashmë nuk ndien presion nga emri që ka krijuar sulmuesi i PSG-së dhe tani është mësuar me emrin që e përndjek kudo që është.

Related posts

STATISTIKAT INTERESANTE TË TORINO-MILAN/ Transfertat, kampionët e Italisë duan rekordin

F.autor

Mesi feston ditëlindjen/ Zbulohet dhurata SPECIALE e pastiçierëve në Moskë (FOTO)

Isa.Autor

UEFA mund t’i përjashtojë për 10 vite, tifozët e Flamurtarit: SkënderBET kategoria inferiore të pret (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment