Futboll Premier League Sport

AKUZAT E ISH-PRESIDENTIT TË BARCELONËS/ Guardiola bën “avokatin”: Rosell është i…

Pep Guardiola foli në një konferencë shtypi për lirimin e përkohshëm nga burgu të Sandro Rosell, ish-presidentit të Barcelonës, pas fitores së Manchester City kundër West Ham. Trajneri katalanas tha se e kishte pritur mirë këtë lajm: “Unë jam shumë i lumtur për Sandro Rosell dhe familjen e tij. Nuk jam gjyqtar dhe prokuror, nuk i kuptoj mirë ligjet, por është shumë e vështirë për të kuptuar se si një person qëndron dy vite në burg dhe një ditë, pas gjykimit, lirohet përkohësisht”.

Guardiola e ka krahasuar gjendjen e Rosell me atë të politikanëve katalanas, që kanë mbetur në burg, vetëm pse kërkojnë pavarësinë e Katalonjës: “Situata e tij është e njëllojtë si ajo e të burgosurve politikë, që akuzohen për kryengritje dhe rebelim, krime që nuk i kanë kryer. Si mund të shkojnë në burg edhe njerëz si Jordi Cuixart, apo Jordi Sánchez, të cilët nuk janë as politikanë?!”

Related posts

Botërori në alarm, Hackersat “shesin” bileta me çmime të lira

Sadik.Autor

Trajneri i KUKËSIT s’u largua prej Valetës, zbulohet arsyeja e krisjes së presidentit Gjici me Pacult  

Isa.Autor

HISTORI SI NË PËRRALLA/ Kepi i Gjelbër shoqëron Spanjën në 1/32, eliminohet Uruguai

F.autor

Leave a Comment