Futboll Sport

E ETIKETOI “SHARLATAN”/ Panucci i kërkoi shlyerjen e dëmit, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani (FOTO)

Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçit, kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”.

Mësohet se, mbrojtësit ligjor në këtë përballje të ish-presidentit Nishani.

“Po padia është rrëzuar. Vendimi është marrë dje për rrëzimin e padisë por ende nuk është zbardhur. Pretendimet e ngritura nga paditësi kanë rezultuar të pabazuara”, është shprehur Bujar Nishani.

Trajneri i Kombëtares, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil. Panucci është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

“Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim, do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin. Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë”, ka thënë Nishani muaj më parë i pyetur për padinë e Panuçit..

Related posts

NGA SEVILLA TEK BAYERN MUNICH/ Ja ekipet që kërkojnë mesfushorin e pakënaqur të Juventus

Delo.autor

Donnarumma ende vajton për humbjen me Juventusin, ja çfarë thotë…

Sadik.Autor

“ËSHTË NEGOCIATË MIDIS…”/ Deklarata e Pochettinos për yllin e Tottenhamit ndez shpresat e “Katalanasve”

Delo.autor

Leave a Comment